LAJMI I FUNDIT:

Shtatë herë kampion në ish-Jugosllavi, Idriz Humolli legjenda e gjallë e “Bodibildingut” të Kosovës

Shtatë herë kampion në ish-Jugosllavi, Idriz Humolli legjenda e gjallë e “Bodibildingut” të Kosovës

Idriz Humolli, në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini, ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij të suksesshme në sportin e Bodibildingut.

Idriz Humolli është shpallur shtatë herë kampion i “Bodibildingut” në ish-Jugosllavi dhe sot ka shkruar libra për fitnesin dhe Bodibildingun.


I lindur dhe rritur në Podujevë, në moshën 16 vjeçare atij i bie në dorë një revistë në të cilën flitej për sportet e ndryshme, por i bëri përshtypje ai i Bodibildingut.

Nga i moment, Humolli me mjetet rrethanore që kishte fillon të merret aktivisht me këtë sport.

Idriz Humolli - Herkulesi i kohëve tona
Lexo po ashtu Idriz Humolli - Herkulesi i kohëve tona

Por, ai hasi në rezistencën e prindërve, meqë ata kishin shembuj të ndryshëm nga shokët e Idrizit, që kishin lënë mësimet pasi kishin filluar aktivitetet sportive.

“Nëna më shumë kishte frikë se mos lëndohem, ndërsa babai kishte frikë mos braktisja mësimet apo humbja ndonjë vit”, tregon Humolli.

Të gjitha lajmet nga Idriz Humolli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Idriz Humolli

Rezistencë, Idrizi nuk kishte vetëm në familje. Edhe udhëheqësit e institucioneve sportive hezitonin ta përkrahnin organizimin e një kampionati të Bodibildingut në Prishtinë.

“Unë isha shumë këmbëngulës që kampionati duhej bërë. Prej atij kampionati u hap një dimension i ri, dhe u bë historia e këtij sporti në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Humolli, i cili ka shkruar libra për fitnesin dhe Bodibildingun, thotë se me këto libra ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve ndër të cilët ka përmendur kampionin e parë të Bodibildingut në Shqipëri.

“Herkulesi” i Kosovës shprehet i kënaqur nga ndihma që ofron sot Ministria e Kulturës për sportin e Bodibildingut, por nuk harron edhe ndihmën nga Komuna e Prishtinës.

Ai tregon se edhe fëmijët kanë ndjekur rrugën e babait, duke korrur suksese në të njëjtat shtigje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori