LAJMI I FUNDIT:

Shtatë gjëra të cilat femra e martuar duhet përgjithmonë t’i harrojë!

Shtatë gjëra të cilat femra e martuar duhet përgjithmonë t’i harrojë!

Njësoj vlen edhe për meshkujt

Pothuajse secila femër ëndërron martesë dhe familje të përsosur. Për t’u arritur kjo, nevojitet që prioritetet të vendosen drejt, përkatësisht që disa gjëra të cilat i keni bërë para martesës – të harrohen.


Njësoj vlen edhe për meshkujt! – transmeton Telegrafi.

1. Egoizmi

Do të duhej të harrohej edhe shprehia që gjithmonë keni të drejtë, sepse ndarja është e pashmangshme. Për martesë të mirë është me rëndësi që të dy të jeni të gatshëm për kompromis

2. Sjellja më e keqe femërore

Të gjithë ne kemi momentet tona të hidhërimit dhe nervozizmit, mirëpo askush nuk mundet çdo ditë të durojë histerinë për çdo imtësi. Gjithashtu, shantazhet, shpërthimi i hidhërimit dhe gjuajtja e partnerit me objekte, të cilat ju janë afër, assesi nuk janë bazë për martesë të mirë.

3. Konfliktet e pazgjidhura

Problemet të cilat zvarriten, përmbajtja emocionale dhe niveli i ulët i vetëkontrollit janë faktorët të cilët mund të vrasin edhe ndjenjat më të thella.

4. “Përgojimet” e bashkëshortit te të huajt

Nuk ka kurrfarë arsyeje që sekretet tuaja dhe mahitë t’ua tregoni të huajve. Për këtë ekzistojnë dy arsye kryesore – e para, bashkëshorti me siguri do të hidhërohet, ndërkaq e dyta, shoqëria do të ndërrojë mendim për atë, por edhe për ju.

5. Të ardhurat janë të përbashkëta

Besimi që mashkulli është i ngarkuar për mbajtje të familjes kaherë ka shkuar në harresë, andaj mos harroni që rroga juaj nuk është personale e juaja, por të ardhura familjare dhe që me bashkëshortin tuaj çdo gjë duhet ta ndani, si edhe ai me ju.

6. Intimiteti i kufizuar

“Përzënia” e bashkëshortit nga krevati kurdo që diçka nuk ju përshtatet nuk është opsion i mirë. Manipulimi i tillë shpejt do t’i mërzitet çdo mashkulli dhe nuk do të presë gjatë që t’ju braktisë dhe të kërkojë përkëdhelje në ndonjë vend tjetër.

7. Opsesioni

Jepni kohë bashkëshortit tuaj dhe hapësirë për pasionin e tij, shoqërimin me miqtë, leximin… Nuk është e thënë të jeni pranë tij 24 orë në ditë; kështu vetëm sa e ngufatni. /Telegrafi/