LAJMI I FUNDIT:

Shtatë gabime që me siguri i bëni kur thani flokët

Shtatë gabime që me siguri i bëni kur thani flokët

Përdorni llojin e gabuar të tharëses. E mbani tharësen për shumë kohë në të njëjtin vend. Përdorni një nxehtësi shumë të lartë. Nuk përdorni mbrojtës ndaj nxehtësisë. Nuk i ndani flokët siç duhet. Nuk po përdorni furçën e duhur. I tërhiqni flokët shumë fort. Si t’i korrigjoni këto gabime.

Përdorni llojin e gabuar të tharëses

Jo të gjitha tharëset janë krijuar njëlloj kështu që është mirë të dini me çfarë po punoni. Tharëset jonike kanë teknologjinë që lejon një tharje më të shpejtë të flokëve jo vetëm me nxehtësi dhe forcën e ajrit por edhe me jone negative që ndihmojnë në shpërbërjen e ujit në flokë.


Ndërsa tharëset me qeramikë përdorin teknologjinë infrared dhe i thajnë flokët në mënyrë delikate, duke ii mbrojtur nga nxehtësia. Mos i hidhni aksesorët e tharëses. Personat me flokë kaçurrela mund t’i theksojnë ato nëpërmjet difuzorit dhe ndërsa koncentratorët shërbejnë për të luftuar flokët e pabindur dhe për të stiluar.

E mbani tharësen për shumë kohë në të njëjtin vend

Një ndër gabimet më të rënda që bëhet në përdorimin e tharëses është përqendrimi i nxehtësisë për një kohë të gjatë në një pjesë të flokëve. Mënyrë e garantuar për t’i pjekur flokët. Tharësja duhet të jetë vazhdimisht në lëvizje. Për të bërë krehje, sigurohuni që furça të jetë në pozicion vertikal ndërsa tharësja në pozicion horizontal.

Përdorni një nxehtësi shumë të lartë

Nivelet e nxehtësisë së tharëses janë në përputhje me llojin e flokut. Nëse keni flokë shumë të dendur mund të përdorni nxehtësinë e lartë por gjithmonë duke e lëvizur tharësen vazhdimisht. Nëse keni flokë të rrallë e delikatë, përdorni nxehtësinë e ulët. Butoni i ftohjes është ideal për në fund të tharjes apo krehjes sepse shërben në mbylljen e poreve të skalpit duke ruajtur hidratimin dhe në rastin e kaçurrelave, shërben në fiksimin e tyre më të mirë.

Nuk përdorni mbrojtës ndaj nxehtësisë

Serumet, losionet dhe sprejet mbrojtëse janë mënyra e më e mirë për të mbrojtur flokët gjatë krehjes me nxehtësi.

Nuk i ndani flokët siç duhet

Mund të mendoni që nuk ka ndonjë shkencë në këtë mes, por në fakt ka një mënyrë të duhur për ta bërë këtë. Për të shmangur rrëmujën që krijohet mbrapa, krijoni një seksion në pjesën e sipërme të kokës, krihni pjesën e përparme dhe dalë ngadalë përparoni drejt pjesës së prapme.

Nuk po përdorni furçën e duhur

Një nga gabimet më të mëdha është përdorimi i furçave metalike. Ato nxehen shumë shpejt dhe si rezultat dëmet në flokë janë shumë më të mëdha.

I tërhiqni flokët shumë fort

Gjatë krehjes së flokëve është e rëndësishme të mos i tërhiqni shumë fort me furçë edhe nëse doni të mbaroni punë sa më shpejt. Më mirë kalojeni tharësen disa herë deri sa flokët të binden. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Kalo në kategori