Çmimet e mallrave të konsumit po rriten çdo ditë me ritëm të shpejtë. E në disa raste edhe pse çmimet po rriten, produktet po zvogëlohen.

Ndonëse në disa raste është e vështirë të vërehet zvogëlimi i sasisë, në disa të tjera ndryshimi shihet dukshëm.

Konsumatorë nga vende të ndryshme të botës reagojnë çdo ditë lidhur me “shrinkflacionin” duke postuar video apo foto ku tregojnë se si një produkt konkret është “tkurrur apo zvogëluar”.

Sipas analizave të ndryshme globale, kjo ndodh meqë në kohën e rritjes së inflacionit, kompanitë duhet të përballen me kostot në rritje për përbërësit, paketimin, punën dhe transportin.

Reklama

7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie një fenomeni të tillë i cili nuk po ndodh vetëm në Kosovë.

Reklama