LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtohet Projektligji për mësimdhënësit e viteve `90

Shqyrtohet Projektligji për mësimdhënësit e viteve `90

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi sot do të mban mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 dhe shqyrtimi i raportit me rekomandime të Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.


Rendi i ditës:

  • Miratimi i rendit të ditës;
  • Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura më 18 dhe 20.6.2018;
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99;
  • Shqyrtimi i raportit me rekomandime të Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës;