LAJMI I FUNDIT:

Shqyeni mëngët, është koha: Duart më të mëdha për shtatë centimetra

Shqyeni mëngët, është koha: Duart më të mëdha për shtatë centimetra

Riorientoni vëmendjen nga bicepsi në triceps, kështu ju këshillon trajneri i Men’s Health, Shaun Stafford

Pjesën e pasme të dorës e përbën 60% e muskulaturës së saj të përgjithshme, transmeton Telegrafi.

Shtoni këto ushtrime programit ekzistues për duar në mënyrë që të aktivizoni numrin më të madh të fibrave muskulore. Ejani t’i shqyejmë mëngët!

Tërheqja e litarit në këmbë nga poshtë, 4 seri nga 8 deri 10 përsëritje

“Kjo superseri sulmon nga kënde të ndryshme”, thotë Stafford. Kapeni litarin për pjesën e sipërme të litarit të hekurt dhe qëndroni me fytyrë të kthyer nga ai.

Kapeni litarin, ndërkaq bërrylat mbani pranë trupit, në mënyrë që t’i shtrini tërësisht duart, duke përfunduar me shuplaka nga poshtë.

Pas të gjitha përsëritjeve kaloni në ushtrimin tjetër pa pauzë.

Tërheqja e litarit mbi kokë, 4 seri nga 8 deri 10 përsëritje

Kthehuni nga litari i hekurt, duke kapur litarin pas vetes me bërryla të ngritur lart. Shtrini duart lart, duke shtrënguar tricepset.

“Ky ushtrim përfshin edhe stabilizatorët e supeve, gjë që rrumbullakon ushtrimin, thekson Stafford. Pushoni 90 sekonda, pastaj sërish kaloni në tërheqje nga poshtë”.

Animi i kundërt me shufër EZ, 3 seri nga 12 deri 15 përsëritje

“Disa biceps-anime ndoshta do t’ju ngopin, mirëpo shtimi i animit të kundërt në fund të treningut sulmon fibra të tjera dhe u shton thellësinë duarve tuaja”, shpjegon Stafford.

Kapeni shufrën me shuplaka nga poshtë dhe bërryla afër trupit. Ngrini deri në fund, atëherë lëshoni. Pushoni nga një minutë midis serive.

View this post on Instagram

A post shared by Shaun Stafford (@shaunstafford) on Aug 16, 2020 at 12:04pm PDT

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Intimitet dhe Pasion
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Kalo në kategori