Aleksandër Nilaj, themelues i një organizate joqeveritare në SHBA, bën shpërndarjen dhe dërgimin e qindra pakove ushqimore në Nju Jork për njerëzit që kanë mbetur pa para, si pasojë e krizës që ka shkaktuar pandemia COVID-19.
Shqiptari me prejardhje nga Shqipëria ndihmon qindra familje në Bronks të Nju Jorkut, që kanë mbetur pa para e ushqim në kohë pandemie.
Sipas një reportazhi të transmetuar nga REL, Nilaj këtë e bën përmes organizatës së tij, që e formoi në vitin 2014. Sipas tij, nevoja më e madhe është për ushqim.
“Ushqimet të gjitha i kemi donacion. Një pjesë të tyre e marrim nga ‘Food Bank’, rezerva ushqimore), që është e shtetit. Ndërsa ushqimet e tjera i japin organizata të ndryshme, biznese të ndryshme. Kemi edhe biznese shqiptare, që na kanë përkrahur shumë. Kemi pasur një fluks që vjen e i merr ushqimet gjatë ditës”, thotë Nilaj, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, ata që kanë nevojë vijnë te depoja e ushqimeve në 07 të mëngjesit, kurse atyre që nuk kanë mundësi të vijnë iu dërgohet ushqimi në shtëpitë e tyre.
“situata është e tillë, që çdo njeri ka frikë të dalë në rrugë. Edhe ne kemi frikë, sepse në çdo moment mund të infektohemi. Ne kemi të bëjmë me qindra njerëz çdo fundjavë dhe çdo ditë me dërgime [të ushqimeve]. Por, ky është një proces humanitar të cilin ne nuk mund ta ndalim. Ata njerëz janë të varur. Janë në mes dy vështirësive, vështirësisë ekonomike dhe vështirësisë së virusit”, thotë Nilaj.
Organizata “Albanian – American Open Hand Association” ka gjithsej 28 vullnetarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi