LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari padit Qeverinë e Cyrihut për masat e koronës, i shqiptohet tiketa prej 4,695 franga

Shqiptari padit Qeverinë e Cyrihut për masat e koronës, i shqiptohet tiketa prej 4,695 franga

Përfundimi i vendimit: Për shkak të pandemisë vdekjeprurëse, masat mbrojtëse janë “në interesin publik” dhe bëjnë pjesë brenda kornizës ligjore.

Naim Rashiti nga Fahrweid i Cyrihut ZH ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative të Kantonit të Cyrihut kundër Këshillit Qeveritar të Cyrihut. Pasi që padia i është hedhur poshtë, ai duhet të paguajë një faturë prej 4695 frangash (4,339 euro) për shpenzimet procedurale, raporton blick.ch.


Rashiti ashtu si dhe shumë njerëz tjerë skeptikë ndaj koronës, beson se pandemia e coronavirusit është e rrejshme, gjegjësisht, është një komplot i madh.

Por, ndryshe nga bashkëmendimtarët e tij, ai nuk u mjaftua me kaq, shkruan albinfo.ch.

Në fillim të shtatorit, Rashiti ka bërë një anjesë gjyqësore të cilën e ka drejtuar në Gjykatën Administrative të kantonit. Aty ai akuzon Këshillin Qeveritar të Cyrihut rreth masave mbrojtëse të koronës që kishte marrë.

Mirëpo sulmi dha një efekt të kundërt: Gjykata, në vendimin që mori në fillim të dhjetorit, hodhi poshtë ankesën në të gjitha pikat, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, ajo i dërgoi Rashitit një faturë prej mbi 4695 frangash.

Ai thotë se ishte treguar “naiv”. Këtë e pohon në “Telegram”, një  platformë online e skeptikëve të koronës. Dhe: “Më vjen të vjell kur lexoj verdiktin”, shkruan ai veç tjerash.

Në ankesën e tij kundër masave të pandemisë, Naim Rashiti, me një imagjinatë të bujshme kishte shkruar se “qysh para shpërthimit të pandemisë tashmë kishte indikacione për një komplot. Në vitin 2019, politikanë, industrialistë, zyrtarë ushtarakë, gjigandë të kompanive të teknologjisë dhe pronarë të mediave në Zvicër ishin takuar në samitin e Bilderberg-ut për të biseduar prapa dyerve të mbyllura”. Këtu mund të ishte planifikuar komploti i madh, sipas tij.

Ky skeptik i pandemisë së coronavirusit ka gjithashtu një mendim specifik në lidhje me maskat: Ato shkaktojnë marrje më të dobët të oksigjenit dhe sjellin një “efekt negativ placebo duke bërë që njerëzit të kenë frikë nga njëri-tjetri dhe, si rrjedhojë, të sëmuren”, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, sipas tij, testet e coronavirusit nuk funksionojnë fare.

Por, me asnjërën nga këto teori  ai nuk ka arritur të bindë Gjykatën Adminsitrative të Cyrihut. Vetë Rashiti e ka hedhur vendimin gjyqësor me shkrim në internet. Gjykata administrative e hedh poshtë ankesën e tij, me një tekst prej 24 faqesh.

Përfundimi i vendimit: Për shkak të pandemisë vdekjeprurëse, masat mbrojtëse janë “në interesin publik” dhe bëjnë pjesë brenda kornizës ligjore.

A do të merret së shpejti Gjykata Federale me lëndën e tij?

Ndoshta më e keqja vjen në faqen e fundit: Për sqarimet gjyqësore lidhur me koronën, Rashiti merr një faturë prej 4695 frangash që duhet ta paguajë.

Tani ai është duke kërkuar avokatë midis skeptikëve të koronës në Telegram. Rashiti, sipas konfirmimit të tij për Blick, po shqyrton mundësinë që çështjen ta shtyjë edhe në Gjykatën Federale. Ai gjithashtu thotë se dëshiron t’i qëndrojë mbrapa veprimit të tij me emrin e tij, transmeton albinfo.ch. Sepse, kredoja e tij është: “Unë nuk kam nevojë të fshihem për drejtësi”.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori