Një person nga Vushtrria parandaloi një sulm mbrëmë në një diskotekë në Avalon të Francës. Bëhet fjalë për Bujar Mulin, shqiptari i cili jeton në Zvicër por punon në Francë.
Në një video të postuar nga vet ai në Facebook, shihet duke e ngrehur zvarrë të dyshuarin e armatosur derisa aty nuk vonon edhe policia e cila u paraqit në rast, njofton Klan Kosova.
I kontaktuar nga Klan Kosova, Bujari tregoi gjithë ngjarjen që ndodhi mbrëmë gjatë ndërrimit të motmoteve.
“Mbrëmë ka ardhur një person në diskotekën ku unë punoj me kolegët e mi. Personi fillimisht ishte brenda, pastaj ne e kemi nxjerrë jashtë. Ai ka shkuar pastaj rreth orës 04:30, erdhi me veturë nga e cila dolimë pas me një kallashnikov. Në diskotekë kanë qenë rreth 200 njerëz. Unë me kolegët e mi kemi qenë brenda pastaj më thirrën dhe më treguan se dikush po tenton të hyjë brenda me kallash. Në atë moment ju kemi mbështetur Zotit dhe me kolegët të cilët poashtu janë shqiptarë, kemi vendosur që të rrezikojmë jetën tonë për t’i mbrojtur klientët”.
“Falë Zotit arrita ta kapë kundërshtarin dhe pastaj kemi vazhduar prapë duke menduar se është edhe një person tjetër. Ngjarja mund të kishte përfunduar me fatalitet sepse policia franceze menduar se unë jam personi që desha të bëj sulm dhe m’i drejtuan armët. Në atë moment kolegët e mi iu treguan se unë i kam mbrojtur klient. E kanë arrestuar personin i cili ishte francez”, tha Muli më pas.
“Personi në fjalë ka pasur plan që të hyjë duke mos ditur që po e shohim në kamera dhe kontrollojmë gjendjen. Ne e kemi obligim të kontrollojmë për armëmbajtje. Qëllimi i tij ishte që të hyjë së pari pa armë, të kalojë kontrollën për të dalë më pas për ta marrë armën dhe ta kryente sulmin. Falë Zotit arritëm ta ndalnim”, ka thënë tutje Muli.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre