LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari mizor në Angli, që i trajton punëtorët si skllevër (Video)

Shqiptari mizor në Angli, që i trajton punëtorët si skllevër (Video)

Rrjet televiziv “Al Jazeera” ka realizuar një investigim për atë që e cilëson tregtia moderne e skllevërve në Britani. Pjesë e hulumtimit është dhe një lavazh, që ka si pronar një shqiptar.

Çmimi për larjen e makinës varion nga 6-10 dollarë. Por, si ka mundësi që kushton kaq pak? Një punëtor nga Rumania ka pranuar që të filmojë me një kamera të fshehtë kushtet e punës.


Nis që nga akomodimi, ku në një dhomë apartamenti të vogël jetojnë deri në gjashtë persona, për të cilën paguajnë 40 funte në javë.

Shumica e punonjësve janë nga Rumania dhe ata thonë se paguhen 35 funte për 12 orë punë në ditë, aq sa është dhe paga minimale në Britani. Por, ata thonë se ka raste kur paguhen edhe më pak.

“Trajtohemi më keq se skllevërit”, thotë një prej tyre.

Pronari i lavazhit është shqiptar dhe quhet Avion Elezi. Një nga marifetet e tij që të mos i largohen punëtorët është që t’i mbajë në borxh dhe u sekuestron dokumentet e udhëtimit.

Punonjësit thonë se u vendos gjoba për dëme të vogla që u shkaktohen makinave, gjoba të cilat shkojnë deri në 800 funte. Përveç kësaj, ata thonë se ushtron dhe dhunë fizike, shkruan Panorama. Por, në momentin që gazetari i “Al Jazeera” ka shkuar në këtë lavazh, Elezi i ka treguar se punonjësit janë me orar të shkurtuar dhe se ata janë të lumtur që punojnë aty.

Gazetari rikthehet sërish në lavazhin e shqiptarit për t’i thënë atij se i trajton punonjësit si skllevër modernë.

“Nuk po e bëj një gjë të tillë. Unë punoj vetë çdo ditë. Kam tre fëmijë për të rritur. Nuk detyroj askënd të punojë këtu”, u shpreh Elezi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori