LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari futet në korsinë e kundërt, përplasje mes dy veturave – gjen vdekjen një grua zvicerane (Foto)

Shqiptari futet në korsinë e kundërt, përplasje mes dy veturave – gjen vdekjen një grua zvicerane (Foto)

Një grua 67 vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes së fortë midis dy automjeteve në tunelin Misox të Zvicrës.

Shoferi 26 vjeçar i makinës tjetër me targa shqiptare ka pësuar dëmtime të lehta, shkruan oranews.al.


Ngjarja ka ndodhur në autostradën A 13, ku makina e shqiptarit po udhëtonte për në Ticino, ndërsa është përplasur në tunel me automjetin tjetër në mënyrë frontale, duke shkaktuar thuajse shkatërrimin e plotë të dy makinave.

Mediat zvicerane bëjnë me dije se ishte makina e shqiptarit ajo që ka dalë në korsinë e kundërt dhe për pasojë ka shkaktuar përplasjen “ballë për ballë” me makinën tjetër që vinte nga Ticino, në kantonin Grisons të Zvicrës.

Gruaja 67 vjeçare vdiq në vendin e aksidentit, ndërsa shqiptari u dërgua në spitalin San Giovanni në Bellinzona.

Prokurori dhe polica nisi një hetim se pse automjeti nga Shqipëria përfundoi në korsinë e kundërt.

Rruga mbeti e mbyllur përreth 4 orë. Në vendin e ngjarjes shkuan edhe 15 zjarrfikës dhe dy ambulanca.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori