Festivali i këngës italiane, Sanremo, është gara më e popullarizuar italiane e këngës që zhvillohet çdo vit në qytetin e Sanremoes në Itali, ndërsa ka qenë frymëzim për themelimin e Festivalit evropian të këngës, Eurovision.
Edicioni i parë i këtij festivali është zhvilluar në vitin 1951, ndërsa edicionin e tij të sivjetmë e fitoi një shqiptar. Ermal Meta u bë pjesë e historisë së kësaj gare muzikore, pasi së bashku me Fabrizio Moron u shpallën fitues të ‘Festival di Sanremo’.

Ermal Meta është një këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i cili e nisi karrierën si anëtar i bendeve italiane, “Ameba4” dhe “La Fame di Camilla”, grupe këto që konkurruan në kategorinë e ‘Depërtimeve të reja në Festivalin muzikor të Sanremos.
Pasi shkroi këngë për shumë artistë italianë, ai e nisi karrierën solo duke publikuar dy albume “Umano” (2016) dhe “Vietato morire” (2017). Albumi i dytë arriti vendin e parë në top-lista në Itali, ndërsa u udhëhoq nga kënga me të njëjtin emër.
Me këtë këngë, ai konkurroi në Festivalin Sanremo në vitin 2017 dhe e zuri vendin e tretë. Fitues në atë edicion ishte Francesco Gabbani me këngën “Occidentali’s Karma”, kurse Fiorella Mannoia me këngën “Che sia benedetta” zuri vendin e dytë. Ermali nuk doli duarthatë nga edicioni i vitit të kaluar, pasi e fitoi çmimin e kritikës ‘Mia Martini’.

Ndërsa kulmi i karrierës së tij ishte padyshim të shtunën mbrëma, kur së bashku me Fabrizio Moron fituan edicionin e 68-të të Festivalit Sanremo duke siguruar automatikisht biletën për ta përfaqësuar Italinë në ‘Eurovision 2018′ në Lisbonë.
Jeta dhe karriera

Ermal Meta ka lindur në Fier të Shqipërisë, ndërsa në moshën 13 vjeçare u vendos në Bari të Italisë me familjen e tij. Ai debutoi si kitarist për bendin “Ameba4”, me të cilin në vitin 2006 konkurroi në kategorinë e depërtuesve të rinj në Sanremo me këngën “Rido… forse mi sbaglio” që ishte pjesë e albumit që mbante emrin e grupit.
Në vitin 2007, ai u bë këngëtari kryesor dhe kompozitori i grupit “La Fame di Camilla”. Albumi debutues që mbante emrin e këtij grupi u publikua në vitin 2009 nga Universal Music. Një vit më pas, bendi e publikoi albumin “Buio e luce”, ndërsa me këngën kryesore të albumit konkurroi në Festivalin Sanremo, po ashtu në kategorinë e depërtuesve të rinj. Tre vite më pas (2013), grupi u shpërbë.
Asokohe 36-vjeçari e vazhdoi karrierën muzikore duke shkruar këngë për artistë të tjerë italianë, si Marco Mengoni, Emma, Chiara, Annalisa, Patty Pravo e Lorenzo Fragola.
https://www.youtube.com/watch?v=dKvBBwlK_g4
Menjëherë pas, Meta vendosi ta ndiqte karrierën solo. Në vitin 2013, ishte mysafir i Patty Pravos në këngën “Non mi interessa”. Një vit më pas kontribuoi në kolonën zanore të serialit televiziv “Braccialetti rossi” duke realizuar këngën “Tutto si muove”.
Në vitin 2016, Ermali vazhdoi të ishte konkurrues në Festivalin Sanremo, kësaj radhe me këngën “Odio le favole”, e cila u rendit e treta në kategorinë e të rinjve. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të tij debutues si solo artist, të titulluar “Umano”.
Ai i u kthye konkurrimit në festivalin ikonik italian në vitin 2017, por për herë të parë në kategorinë e yjeve të mëdha me këngën”Vietato morire”, e cila trajtonte temën e dhunës në familje . Në natën e tretë të festivalit, këngëtari interpretoi një version të këngës së Domenico Modugnos, “Amara terra mia”, duke fituar çmimin për performancën më të mirë të një ‘Cover’.
Në renditjen e përgjithshme të edicionit të kaluar të Sanremos, Meta zuri vendin e tretë, mirëpo e fitoi çmimin e kritikës ‘Mia Martini’. Në shkurt të vitit 2017 u publikua albumi “Vietato morire”, në të cilin u përfshi edhe dueti me kantautoren italiane, Elisa.
Në mars të vitit 2017, Ermali u zgjodh pjesë e jurisë në edicionin e 16-të të spektaklit për talentë, “Amici” të Maria De Filippit.
Në nëntor të vitit të kaluar, në ceremonie e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’ një çmim u nda edhe për këngëtarin shqiptar. Ai mposhti konkurrentët në garën për ‘Veprën më të mirë italiane’ duke dalë triumfues.
https://www.instagram.com/p/BbZt8jmAZj1
Suksesi i tij kulmoi me triumfin në festivalin më të madh italian, Sanremo, në kategorinë e artistëve të mëdhenj, ku u shpall fitues me duetin me Fabrizio Moron. Kënga “Non mi avete fatto niente” u shpall kënga më e mirë duke lënë prapa Lo Stato Sociale dhe Annalisa.
Chi non lavora non può capire che succede al cuore quando un sogno si realizza…e avevi ragione Ermal…la realtà è molto più bella delle favole #Grazie #MetaMoro vincitori di #Sanremo2018 @MetaErmal @FabrizioMoroOff pic.twitter.com/cQ54xMucHl
— ILupiDiErmal (@famedalupi) February 11, 2018
Këtë edicion, këngëtari shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij e fituan edhe çmimin ‘TIMmusic’, duke qenë se kënga “Non mi avete fatto niente” ishte më e dëgjuara në aplikacionin muzikor të këtij operatori. Ndërsa tash, si fitues të Sanremos, Meta dhe Moro janë automatikisht përfaqësues të Italisë në ‘Eurovision 2018′ që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë. /Telegrafi/
https://twitter.com/TIM_music/status/962634406098886656
https://twitter.com/TIM_music/status/962687570235809797
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë