LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari bamirës në Australi, ushqen njerëzit e varfër (Video)

Shqiptari bamirës në Australi, ushqen njerëzit e varfër (Video)

Ai është nga Prespa e Maqedonisë, ndërsa jeton në Australi që nga mosha 21 vjeçare.

Shqiptarët kudo që janë vazhdojnë me vepra humanitare, dhe kjo nuk bën përjashtim nëse janë në Evropë, Amerikë, apo Australinë e largët.

I tillë është edhe Azem Elmazi, i cili është bërë i famshëm në Australi për veprat e tij humanitare.


“Sheppnews.com.au” shkruan se si Azemi po ndihmon mijëra njerëz që janë të pastrehë.

Ai është pronar i një restoranti, ku mijëra emigrantë furnizohen me ushqim falas. Por, ai gjithashtu u ndihmon edhe me veshmbathje dhe gjëra tjera elementare.

Elmazi dikur emigroi në Australi, derisa tani u ndihmon atyre që kanë nevojë.

“Kam ardhur në Australi me 15 gusht të vitit 1983. Kam punuar disa vite si pastrues, para se t’i bëj parat për të hapur një restorant të vogël. Familja ime më njohu me një vajzë, tre muaj më vonë u martuam. Ndihem shumë mirë që e takova. Ne kemi katër fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza.

Jam shqiptar nga Prespa e Maqedonisë. Unë përpiqem të bëj barriera, të bëj tranzicionin për njerëzit e sapoardhur,të ndihmoj të gjithë ata që bredhin rrugëve në një vend të huaj.

Kam punë të mjaftueshme në biznesin tim. Me anë të tij, ushqej shumë njerëz që nuk kanë para për tu ushqyer. E bëj këtë në Australi sepse australiane më pranoi, njerëzit australianë më mirëpritën dhe kjo është shtëpia ime” ka thënë Azem Elmaz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori