Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venedikut. Ose për interes të tyre, ose për llogari të të tjerëve apo për të pastruar paratë e pista, ende nuk është e qartë. Por rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venedikut preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët.
Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë, ose ricklim ndërkombëtar parash.
Alarmi është përcjellë për mediet italiane nga Federata e sipërmarrësve venedikas e presidenti i saj Roberto Magliocco i cili shprehet se, “çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre”.
Mungesa e turistëve, shkaktuar nga pandemia globale. fatkeqësitë natyrore si përmbytjet që muaj më parë dëmtuan seriozisht qytetin, pezullimi i udhëtimeve me krocera, qeratë e larta që duhet të paguajnë e që shkojnë nga 9 mijë deri më 20 mijë euro në muaj, kanë çuar në vështirësi ekonomike mjaft sipërmarrës venedikas.
Pas muaj e muaj mbyllje të detyruar të aktivitetit, mjaft prej tyre kanë vënë në shitje bizneset e tyre apo janë kontaktuar kryesisht nga shqiptarë që ofrohen si blerës të mundshëm duke ofruar çmime mjaft të lira. Gjatë muajve të fundit në qendrën historike të qytetit është shtuar numri i restoranteve e hoteleve në shitje.
Për restorantet zona më në vështirësi është lagja Marciana, ndërsa për hotelet fenomeni është përhapur në të gjithë territorin e Venezias duke përfshirë dhe hotelet me 5 yje.
Për median lokale “Il Gazzetino”, kryetari i Federatës së sipërmarrësve venecianë, Roberto Magliocco thotë se, “as mos mendoni se blerësit që janë ofruar për janë kinezë o rusë. Por janë shqiptarë e sidomos kërkojmë të blejnë në sektorin e hotelerisë. Nuk dihet nëse e bëjnë për interes personal, ose në emër të dikujt tjetër që nuk kërkon të shfaqet. Fakt është që mbi këtë turbullësirë po hetojnë autoritetet kompentente për të kuptuar nëse pas tyre janë investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë o prova të riciklimit ndërkombëtar”.
Në verifikimet e bëra nga RTV Ora, numri i shqiptarëve që jetojnë në Komunën e Venedikur, nuk është aq i lartë sa në territoret e tjera italiane.
Në Venedik jetojnë rreth 1,450 shqiptarë, që për nga numri renditen të katërtit mes komuniteteve të huaja e duke përbërë 4.3 për qind të shifrës totale të emigranëve në këtë qytet.
Ndërsa, sipërmarrës shqiptarë në këtë territor janë rreth 360, të tretit në numër pas atyre kinezë e rumunë. E Komuna San Donà di Piave ka numrin më të lartë të sipërmarrësve shqiptarë në territorin venedikas.
Kryesisht shqiptarë kanë biznese në sektorin e ndërtimit dhe pse vitet e fundit ishte shtuar investimi i tyre në menaxhimin o blerjen e restoranteve. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak