LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët nuk do të lejojnë serbët të largojnë banerin “Liria ka emër” në Graçanicë

Shqiptarët nuk do të lejojnë serbët të largojnë banerin “Liria ka emër” në Graçanicë

‘’Liria Ka Emër” është platformë e re e cila ka si synim të japë kontributin e saj në debatin e rihapur mbi rrugëtimin tonë si shoqëri drejt lirisë dhe mbi vlerat që duhet të jenë ideali i shoqërisë tonë dhe themel i shtetit të Kosovës.

Banerët për këtë platformë janë vendosur gjithandej Kosovës, e një e tillë është vendosur edhe në komunën e Graqanicës gjë që u kundërshtua nga banorët serbë, njofton Klan Kosova


Përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këtë komunë, Granit Gashi në Klan Kosova tha se ky baner nuk e provokon askënd.

“Nuk ka ndonjë arsye për t’i penguar pasi kjo as nuk nxitë as nuk provokon askënd”.

Gashi tregoi se me i zëshmi kundër këtij baneri ka qenë kryetari i Graqanicës, Srgjan Popoviq.

“Banorët serbë nuk kanë qenë shumë kundër por më i zëshmi ka qenë kryetari i komunës, Srgjan Popoviq, i cili ka thënë gjëra radikale kur thotë se kjo është komunë serbe por kjo është një komunë e Kosovës dhe nuk është komunë serbe. Ai në vazhdimësi bën deklarime të tilla duke diskriminuar shqiptarët”, deklaroi Gashi.

Tutje Gashi theksoi se shqiptarët do ta mbrojnë këtë baner.

“Ligjërisht kjo rrugë është nën menaxhimin e ministrisë së Infrastrukturës dhe nuk kanë të drejtë të marrin iniciativa për heqjen e këtij baneri. Por edhe nëse marrin ndonjë iniciativë duhet ta dinë se do të përballen me banorët shqiptarë të komunës së Graqanicës pasi ne në paqe do ta ruajmë këtë baner dhe nuk do ta lejojmë askënd ta përdhosë”.

“Ne nuk do të sulmojmë askënd dhe nuk do të krijojmë konflikt por do ta mbrojmë në forma paqësore këtë baner për mos t’u larguar nga askush”.

“Nuk ndihemi të kërcënuar pasi ne jemi në shtetin tonë dhe nuk ka nevojë të ndihemi të kërcënuar”.

Gashi tregoi se nuk dihet se kur dhe nga kush u vendos ky baner dhe se Popoviq ka kërkuar edhe nga ndërkombëtarët heqjen e tij.

“Sot isha në stacionin policor në Graqanicë dhe aty më informuar që prokuroria në Prishtinë ka nisur hetime se kur dhe kush e ka vendosur këtë baner dhe me treguan që policia nuk do të ndërmarrë asnjë hap deri kur organet e drejtësisë të japin një version final të këtij baneri”.

“Kryetari Popovic nëpërmjet disa intervistave ka kërkuar nga organet ndërkombëtare të largohet ky baner pasi sipas tij janë të rrezikuar banorët serbë që janë në fshatin e Kishnicës. Por realisht ata as nuk janë të rrezikuar pasi që banorët shqiptarë asnjëherë nuk e kanë përdorur ndonjë metodë për t’i provokuar”, deklaroi Gashi.

Tutje Gashi tha se në seancën e ardhshme në Kuvendin komunal pret se do të diskutohet gjatë rreth këtij baneri.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori