LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët në kampet siriane, Spiropali: Po punojmë pa zhurmë dhe bujë për riatdhesimin e tyre

Shqiptarët në kampet siriane, Spiropali: Po punojmë pa zhurmë dhe bujë për riatdhesimin e tyre

“Shteti shqiptar është duke bërë gjithçka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët që gjenden në kampet e ISIS në Siri”, deklaroi sot në Kuvend, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndërsa theksoi se, “hapat operacional nuk mund të bëhen publike, pasi kjo do të vinte në rrezik operacioni dhe jetën e atyre që gjenden aty”.

Një grup prej tetë deputetësh të opozitës kërkuan sot në Kuvend, interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, në cilësinë e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në pamundësi për të qenë i pranishëm në seancë, kryeministri i delegoi kompetencat për t’u përgjigjur ministres Spiropali.


Në fjalën e saj në Kuvend, Spiropali siguroi se, “institucionet e përfshira në këtë proces po bëjnë detyrën me profesionalizëm, pa asnjë zhurmë dhe bujë, për ta zgjidhur këtë problem”.

Ajo informoi se “muaj më parë, që në fillim të vitit, është ngritur një grup pune ndërinstitucional me urdhër sekret të Kryeministrit për të përgatitur një plan veprimi për evidentimin e shtetasve shqiptar në këto zona konflikti dhe riatdhesimin e tyre”.

“Dua t’i kthej përgjigje të gjithë atyre që janë në këtë sallë apo jashtë saj dhe që qëllimisht deklarojnë se ne filluam të kujdesemi për këtë çështje pas mediatizimit të këtij fenomeni.

Shqipëria, tha ajo, “është vendi i parë në rajon që përgatiti strategjinë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe që hapi qendrën e parë rajonale”.

“Situata në Siri mbetet e komplikuar dhe identifikimi i shtetasve shqiptar ka qenë një proces i vështirë, sepse shumë prej tyre kanë udhëtuar pa përdorur dokumente identifikimi ose kanë kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme, apo dhe janë pajisur me dokumenta të Kalifatit. Këto kampe menaxhohen nga struktura paramilitare jo shtetërore që nuk i binden rregullave të konventave ndërkombëtare dhe kjo nuk na ndihmon”, tha Spiropali.

Shqiptarët në ISIS, harta se si ata ikën drejt Sirisë e Irakut
Lexo po ashtu Shqiptarët në ISIS, harta se si ata ikën drejt Sirisë e Irakut

Ajo tha se në fund të gushtit qeveria shqiptare tentoi në një operacion për kthimin e shqiptarëve që kanë qenë pjesë e ISIS dhe tani mbahen në kampe, por kjo nuk ndodhi për shkak të rindezjes së konfliktit.

“Po bëjmë detyrën për t’i shpëtuar sipas modelit të Kosovës. Janë identifikuar shqiptarët, përfshirë fëmijët e lindur atje. Duke pasur parasysh mungesën e strukturave në zonën e konfliktit, kontaktet janë vendosur me partnerët në korrik dhe gusht, në fund të gushtit u diskutua për një operacion të mundshëm. Pas propozimit të planit për transferimin në struktura të specializuara për transportin drejt Shqipërisë situata ndryshoi, pasi u ndez konflikti duke ngrirë operacionin. SHBA u tërhoq dhe pati luftime të forcave turke në terren”, tha ajo.

Sipas saj, “aktualisht një grup operacional po rivendos kontaktet në terren dhe po peshon mundësinë për të riatdhesuar shqiptarët pas roleve të ndryshuara të aktorëve në terren”.

Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, Cakaj ftohet urgjentë në interpelancë
Lexo po ashtu Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, Cakaj ftohet urgjentë në interpelancë

Ajo bëri thirrje që të bëhet kujdes nga të gjitha palët, përfshi edhe medien, kur identifikohen personat që ndodhen në këto kampe, pasi organizatat që menaxhojnë këto kampe nuk duan që personat të largohen dhe këta persona ekspozohen jeta e tyre vihet në rrezik.

Ajo informoi edhe mbi rastin e Alvinit, duke theksuar se kampi ku ndodhet ai deri tani është i sigurt dhe se institucionet po vijojnë përpjekjet për riatdhesim dhe janë në kontakt të vazhdueshëm për të informuar familjarët. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori