LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e veriut, nuk do t’i besonin laboratorit PCR të financuar nga Serbia

Shqiptarët e veriut, nuk do t’i besonin laboratorit PCR të financuar nga Serbia

Serbia tashmë ka ndarë mjetet, për një laborator RT PCR në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut. Për këtë, të heshtur janë institucionet e Kosovës në nivel qendror, ndërsa ata në nivel lokal e quajnë “shkelje të sovranitetit”. Shqiptarët e asaj pjese thonë se nuk do t’i besonin, kurse serbët thonë se është në të mirë të të gjithëve.

Plani i qeverisë së Serbisë, që të investojë rreth 102 mijë euro për një laborator RT PCR në Mitrovicë të Veriut, që bënë testimet për COVID-19, ka nxit reagime.


Zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, thotë se nëse lejohet kjo, do të ishte shkelje e sovranitetit të Kosovës.

“Kjo nuk është hera e parë që Serbia shkelë sovranitetin e Kosovës me hapjen e këtij laboratori për testime PCR për coronavirus. Shqiptarët asnjëherë nuk u kanë besuar këtyre institucioneve e nuk besojnë as në këto teste”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bashkim Cimili.

Ndërsa shqiptarët dhe serbët e kësaj zone kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket hapjes së këtij laboratori. Kishte edhe nga ata qytetarë, te cilët nuk kishin besim që të testoheshin në atë laborator.

“Nuk ma merr mendja që ka ndonjë shqiptarë që do të testohej në atë laborator”, ka deklaruar qytetari Faton Hyseni.

“Kjo iniciativë është direkt politike. Kjo është pjesë e jona e jo e Serbisë që ata të veprojnë kështu”, shprehet qytetari tjetër Xhemshit Xhafa.

Ndërkaq, nga komuniteti serb, thonë se kjo do të ishte në të mirën e të gjithëve.

“Ka shumë të sëmurë edhe këndej. Ai laborator askujt nuk do t’i bënte keq por vetëm mirë”, shprehet qytetari  Mirsolav Milletić.

“Nuk dua të futem në politikë, por një laborator për coronavirus le të ndërtohet edhe për shqiptarët edhe për serbët”, shprehet qytetari tjetër Jero Aksintiević.

“Mos te vije situate me e rende se sa ajo qe ishim nëse përkeqësohet situata me COVID kjo do te jete e mirëseardhur e nëse do të jetë situatë më e mirë s’ka fare rendësi  sepse shëndeti i njerëzve është mbi të gjitha”, deklaroi qytetarja tjetër Rada Milloević.

Aktualisht, testimet PCR në Kosovë i kryen vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Ndërsa, për planin serb, institucionet e nivelit qendror kanë heshtur. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori