LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarë e serbë në “betejë” për Bujanocin

Shqiptarë e serbë në “betejë” për Bujanocin

Të përçarë në pesë subjekte në Bujanoc, shqiptarët po garojnë për të parin e komunës, derisa janë katër parti serbe dhe një rome që po synojnë të udhëheqin komunën.

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc janë dy njësi votuese.


Goran Miliq është udhëheqës i njësisë 55. Ai ka treguar se kjo qendër ka 1450 votues nga të cilët deri rreth ora 11 kanë votuar rreth 200.

“Nuk ka pasur probleme, përveç ndonjë problemi të vogël teknik”, ka thënë ai, duke shpresuar se do të votohet qetë. Milic ka thënë se herë pas here në qendër po paraqiten vëzhgues nga OSBE.

Miodrag Spasiç udhëheq njësinë tjetër zgjedhore në shkollën “Sezai Surroi” në Bujanoc.

“Nuk ka kurrfarë problemi deri më tani”, ka thënë Spasiq. Ai është shprehur se rreth 15 për qind e votuesve të kësaj njësie kanë kryer obligimin qytetar.

“Vonesa të pakta ka për personat që nuk kanë me vete ftesat për votime. Ndryshe, nuk ka asnjë problem”, ka thënë Spasiq.

Në Tërnocin e madh, bastion ky i dy partive të mëdha shqiptare, gara pritet të jetë e nxehtë mes Shaip Kamberit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Nagip Arifit, që për disa vite ka udhëhequr me Bujanocin.

Të dy kanë votuar. “Popullata duhet që sa më masovikisht ti përgjigjet këtyre zgjedhjeve sepse vota e tyre vendos për ardhmërinë e tyre”, ka porositur Arifi pasi ka votuar në vendlindjen e tij, Tërnoc, në vendvotimin numër 1.

Derisa Shaip Kamberi, ka votuar në njësinë 3. Njeriu që për një mandat ishte edhe deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi ka votuar ka thënë se pret që zgjedhjet të jenë të qeta, që qytetarët të dalin masovisht në zgjedhje dhe të kalojnë pa ndonjë incident në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Zëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori