LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria zyrtarisht në recension teknik

Shqipëria zyrtarisht në recension teknik

Ekonomia shqiptare u tkurr për tremujorin e dytë rresht duke hyrë zyrtarisht në recesion teknik. Situata e ndikimit pas tërmetit dhe mbyllja në fund të muajit Mars dhanë një goditje për produktin e brendshëm bruto për periudhën Janar-Mars, duke ulur prodhimin me 2.52%.

Sipas Institutit të Statistikave kontributin më të madh në rënien ekonomike e ka dhënë ndërtimi, i cili u ul me 16.6% krahasuar me një vit më parë, ndërsa të gjithë degët e ekonomisë duke përfshirë industrinë, transportin, telekomunikacionin, tregtinë dhe aktivitetet financiare shënuan rënie.


Tre sektorët e vetëm me rritje janë bujqësia, aktivitetet e pasurive të patundshme dhe artet e argëtimi. Edhe konsumi i popullatës ka rënë krahasuar me fundin e vitit 2019, ndërsa me rënien rezultojnë edhe importet, eksportet dhe investimet e bizneseve në makineri e pajisje.

Në fund të vitit 2019 ekonomia u tkurr me 0.15% dhe nëse edhe në fund të këtij viti do të rezultojë me rritje ekonomike negative më shumë se 1%, atëherë vendi do të ndodhet zyrtarisht në krizë.

Sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Bankës së Shqipërisë këtë vit recesioni parashikohet të jetë mbi 5% për shkak të pasojave të pandemisë së Covid-19./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori