LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria i vetmi vend në Ballkan pa muze etnografik kombëtar

Shqipëria i vetmi vend në Ballkan pa muze etnografik kombëtar

Shqipëria është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që nuk ka një muze etnografik kombëtar.

Përpjekja e 15 viteve më parë për të krijuar një sektor ku të prezantohen veshjet nga të gjitha krahinat brenda Muzeut Kombëtar në Tiranë dështoi.

Në Shqipëri janë 8 muze etnografikë lokalë por nuk ka akoma një kombëtar. 

“Kjo është një pjesë e munguar e qytetit dhe një problematikë e kahershme”, u shpreh kërkuesi shkencor, Olsi Lataj për Euronews Albania.

Etnografja Afërdita Onuzi tregoi se ka pasur shumë arsye për të cilat është përpjekur të hapë muzeun.

“Së pari muzetë etnografike janë ID e një populli dhe në vendin më të pazhvilluar, më të varfër ka një muze modest kombëtar, sepse muze ofron mundësinë që të njohim vlerat e një populli”, tha Onuzi.

Në vitin 2008, Ministria e Kulturës vendosi që 1,200 metër katrorë të Muzeut Historik Kombëtar të përdoreshin për të ekspozuar objektet e rralla dhe me vlerë të pasurisë etnografike.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dha 400 mijë dollarë për të përmirësuar ambientet në funksion të pavijonit të etnografisë, përfshirë restaurimin e një pjese të mirë të objekteve që do të ekspozoheshin.

Zona e etnografisë përmban 1,430 veshje dhe artefakte, shumica prej tyre unike, të mbledhura në territorin shqiptar.

Duke qenë se kjo hapësirë nuk u hap kurrë, Ministria e Kulturës deklaroi se “u evidentua një situatë kritike lidhur me hidro-izolimin e tarracës”.

“Theksojmë që izolimi kundër ujit nuk ishte parashikuar në projektin e rikonstruksionit”, thanë nga Ministria e Kulturës, pyetur nga Euronews.

Ndërkohë, specialistëve që u morën me këtë punë, iu dha një tjetër përgjigje.

“Një ditë të bukur pasi ju vu pika u bënë të gjitha dhe po mendonim për këndin e fëmijëve që zakonisht e kërkon ky muze një ditë të bukur u tha që muzeu do të kalojë në një ri-konceptim tjetër”, u shpreh Onuzi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori