LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët, populli më pro-amerikan (Video)

Shqiptarët, populli më pro-amerikan (Video)

Shqiptarët janë ndoshta populli më pro-amerikan në Europë dhe këtë e vërtetojnë edhe anketa e sondazhe të ndryshme. Një raport në formë ankete i publikuar nga Gallup së fundmi në kuadër të samitit të NATO-s, tregon se, shqiptarët janë dakord në masën 72% me lidershipin amerikan në aleancën e atlantikut.

Asnjë vend tjetër i aleancës nuk ka një normë të tillë. Madje, ndjekësi më i afërt i Shqipërisë është Polonia me 56%.


Në krahasim me vitin e kaluar ndërkohë, niveli i aprovimit të shqiptarëve ndaj lidershipit amerikan në aleancën e Atlantikut Verior ka rënë me 4 pikë përqindje. Por, sërish i vendos ndër popujt që kanë pësuar rënien më të ulët të besimit ndër vendet e tjera anëtare të aleancës. Ndërkohë, vetëm tre vende të aleancës, Mali i Zi, Sllovakia dhe Polonia raportojnë një rritje të besimit te lidershipi amerikan.

Besimi i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vijuar i palëkundur edhe përgjatë presidencës së Donald Trump. Mbështetja e këtij të fundit ndaj vendit tonë në aleancën e Atlantikut duket se vjen në kuadër të respektit reciprok. /Scan/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori