LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria turistike në ekranet e BBC, Euronews dhe Travel Channel (Video)

Shqipëria turistike në ekranet e BBC, Euronews dhe Travel Channel (Video)

Sot, në ditën e ndërrimit të viteve transmetohet në televizionet kryesore të botës BBC, Euronews dhe Travel Channel spoti promovues “Albania Go your own way”.

Në spotin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit paraqiten atraksionet turistike e natyrore të vendit tonë si bregdeti, kultura, historia, turizmi i aventurës, kulinaria e shumë të tjera.

Transmetimi ka nisur në 24 dhjetor në të treja keto televizione dhe jo më kot janë zgjedhur keto dite festive për të reklamuar Shqipërinë tonë.

Eshte koha kur gjithë njerëzit në botë janë në ditet e tyre të pushimit, duke parë ekranet televizive, duke biseduar në familjet e tyre për bilancin e vitit 2016 dhe duke bërë planet për vitin e ardhshëm, pse jo dhe planet për udhëtimet e tyre dhe pushimet ne 2017.

Është koha kur agjencitë apo portalet e udhëtimeve lançojnë rekomandimet se ku duhet t’i kalojnë turistët pushimet në 2017. Dhe jo pak herë është sugjeruar Shqipëria në krye të këtyre renditjeve.

Kjo fushatë e cilësuar nga ekspertë të mediave të huaja si një ndër më të suksesshmet që AKT ka bërë ndonjëherë, filloi mëngjesin e datës 24 dhjetor për të vijuar trasmetimin gjatë Krishtlindjeve e deri mesnatën e datës së sotshme 31 dhjetor, në këto tre kanale ndërkombëtare të ndjekura nga miliona shikues në mbarë botën.

Nëse doni ta shihni sot, në BBC në orën 15.27 dhe 23.27; në Euronews në orën 15.47, në Travel Channel transmetohet gjithë ditën deri në orën 22.00 të mbrëmjes. Agjencia Kombëtare e Turizmit, do të vijojë ndjeshëm fushatën promovuese të Shqipërisë turistike edhe në media të tjera prestigjoze në rang ndërkombëtar.

Spoti i AKT:

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori