LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria do të nis inspektimet për vendosjen e etiketave për peshën dhe çmimet e bukës, gjoba për shkelësit

Shqipëria do të nis inspektimet për vendosjen e etiketave për peshën dhe çmimet e bukës, gjoba për shkelësit

Pas datës 15 nëntor, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut në Shqipëri do të ushtrojë kontroll për zbatimin e ligjit të informimit të konsumatorit te prodhuesit dhe njësitë tregtarë të bukës.

Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave u ka kërkuar furrave të bukës vendosjen e etiketave treguese për çdo lloj buke, duke shpjeguar llojin e bukës, peshën konkrete dhe çmimin e shitjes. Etiketat duhet të vendosen në raftet poshtë çdo lloj buke.


Gjithashtu në ambientin e furrës duhet jetë dhe një listë, në formatin A4, që do të informojë klientin me çmimin e shitjes për 1 kg për çdo lloj buke.

“Subjektet e prodhimit dhe tregtimit të bukës janë të detyruara që në zbatim të neneve 7, 8, 9 të ligjit 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” i ndryshuar të paraqesin në formë grafike (etikete) ose në formën e një liste të përgjithshme çmimin për 1 kg bukë të ço lloji që subjektet tregtojnë në çdo raft.

Subjektet në zbatim të neneve 7, 8, 9 të ligjit 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” i ndryshuar të paraqesin në formë grafike (etikete) e cila qëndron në çdo raft, sasinë e masës së bukës në gram dhe sasinë e lekëve që kushton kjo bukë (në lekë) dhe që i korrespondon çdo copë produkti në atë raft.

Çdo subjekt është i detyruar të ketë instrument matës (peshore) të verifikuar nga DPM në ambientet ku kryhet transaksioni me konsumatorin”, thuhet në njoftimin e ISHMT dërguar shoqatës së prodhuesve të bukës.

Referuar ligjin për mbrojtjen e konsumatorit shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen nga Inspektori i inspektoratit përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut, për shkeljet e dispozitave të parashikuara në nenin 9 për treguesin e çmimit gjobë në masën 100,000 lekë [0.93 euro] dhe për shkeljet e dispozitave të parashikuara në nenet 7 për detyrimin e përgjithshëm të informimit dhe nenit 8 për etiketimin gjobë në masën 200,000 lekë.

Prej muajit mars 2022, çmimi i bukës masive vijon të jetë 100 lekë. Në periudhën 2021-2022, çmimi i bukës u rrit tre herë radhazi me një rritje totale prej 71%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të 2021, kur buka masive u tregtua 80 lekë, nga 70 lekë. Rritja e çmimit 14% u ndikua nga shtrenjtimi i miellit.

Në mesin e muajit mars 2022, çmimi i bukës shënoi sërish rritje prej 20%, duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit pas nisjes së sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Në disa rrethe, si: Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda, për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti, çmimi i bukës masive arriti në 120.

Por nga 1 prilli 2022, mungesa e fuqisë punëtore solli rritje të çmimit 20% (nga 100 lekë, buka masive arriti 120 lekë) edhe në disa furra buke në qytetin e Beratit. Prodhuesit pohuan se janë të detyruar të rrisin çmimin, pasi kanë shtuar pagat e punonjësve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori