LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria pret emigrantët afrikanë në maj, Italia cakton datën dhe hap tenderin për kampin

Shqipëria pret emigrantët afrikanë në maj, Italia cakton datën dhe hap tenderin për kampin

Kampi i emigrantëve në Lezhë mund të jetë gati në 20 maj. Qeveria italiane ka vendosur këtë datë për transferimin e grupeve që hyjnë ilegalisht nga Afrika dhe kërkojnë azil.

Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e mjediseve të pritjes, që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni në nëntor të vitit 2023. Tashmë, ajo pret ofertat nga kompanitë vendase.


Marrëveshja parshikon ngritjen e 3 kampeve, me nga 1000 persona secili, ku do të ndalohen të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e pambrojtur.

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen për emigrantët, reagon Meloni
Lexo po ashtu Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen për emigrantët, reagon Meloni

Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër, njëra njëzet kilometra në veri dhe një në brendësi të zonës.

Sipas planit të qeverisë italiane, në Shqipëri duhet të strehohen emigrantët e shpëtuar nga autoritetet italiane, të cilët tentojnë të shkojnë atje përmes detit.

Vlera e kontratës është rreth 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen, lidhjen e internetit dhe kujdesin shëndetësor.

Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat: nëse e bëjnë, do të kthehen nga autoritetet shqiptare.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori