LAJMI I FUNDIT:

“Shqipëria po plaket”, sociologu: Kemi më shumë vdekje sesa lindje

“Shqipëria po plaket”, sociologu: Kemi më shumë vdekje sesa lindje

Sociologu Gëzim Tushi ka thënë se mosha mesatare në Shqipëri është rritur dhe se çiftet tashmë po refuzojnë të sjellin në jetë shumë fëmijë.

Sipas tij, në popullin shqiptar ka më shumë vdekje sesa lindje, ndërsa shtoi se një fakt alarmues është se së shpejti do të na duhet të importojmë të rinj nga vendet e tjera për të punuar.


“Shoqëria shqiptare nuk është shoqëri antifëmijësh, i duam fëmijët. Por shqiptarët janë bërë të zgjuar, janë në gjendje të planifikojnë në përputhje me mundësitë ekonomike, sepse kostoja ekonomike e rritjes së një fëmije tanimë është jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Tushi në një intervistë për Euronews Albania.

Sipas tij, ka një tregues në sociologji që kur rritet emancipimi i fermave bie niveli i lindjeve, sa më i ulët niveli kulturor, aq më i lartë është numri i lindjeve.

“Tani kemi më shumë vdekje sesa lindje. Në vitin 90 ne ishim shoqëria me moshën mesatare më të re në Europë, me 27 vjeç, sot nuk arrijmë të riprodhojmë popullsinë. Tani duhen masa të vërteta, rritje dhe përmirësim i sistemit dhe infrastrukturës sociale për të mbajtur fëmijët. Duhet garantuar edhe punësimi i grave. Sipas mendimit tim, boshatisja e tregut të punës në Shqipëri po na detyron të importojmë brezin e ri nga jashtë, kjo është një tjetër kambanë alarmi”, ka thënë sociologu.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori