Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella ka bërë paraqitjen e saj të parë ndërkombëtare në kuadër të Javës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Ajo mori pjesë në mënyrë virtuale në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative”, e organizuar nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve.



Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë një videomesazh të ministres dhe duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një hap të rëndësishëm për Shqipërinë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Konferenca mbledh çdo vit sipërmarrës, inovatorë dhe liderë nga mbarë bota për të diskutuar mbi të ardhmen e investimeve, teknologjisë dhe zhvillimit global. /Telegrafi/