Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina rezultojnë të jenë shtetet me korrupsion më të madh se Kosova.
Këto konstatime dalin nga një projekt hulumtues i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Qendra për Studime të Demokracisë (CSD), me seli në Bullgari, i cili ditë më parë është prezantuar në Washington.
Në këtë hulumtim, 50 për qind e qytetarëve të Shqipërisë kanë deklaruar se atyre u është kërkuar ryshfet, derisa 40 për qind janë deklaruar se kanë dhënë ryshfet për të kryer ndonjë punë.
Pas Shqipërisë, rangohet Maqedonia. Rreth 30 për qind e të anketuarve janë deklaruar se iu është kërkuar që të japin ryshfet, derisa 29 për qind e tyre kanë dhënë ryshfet.
Edhe Bosnja e Hercegovina nuk ka dalë fare mirë në këtë hulumtim. Rreth 33 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se iu është kërkuar ryshfet ose dhurata, derisa 28% janë deklaruar se kanë dhënë.
Në vendin e katërt renditet Kosova. Rreth 27 për qind e kosovarëve kanë deklaruar se iu është kërkuar ryshfet, derisa 22 % kanë thënë se ata kanë dhënë ryshfet.
Ky institut, ndryshe nga qendra të tjera të hulumtimit, nuk ka matur vetëm perceptimin nëse ka apo nuk ka raste korruptive. Por, ka matur edhe nivelin e përfshirjes së drejtpërdrejt të qytetarëve në raste të tilla, raporton lajmi.net.
Nga ky hulumtim shihet se perceptimi i qytetarëve të Kosovës për korrupsionin është në shpërputhje me realitetin në terren. Derisa në raporte tjera, Kosova figuron si vendi më i korruptuar, meqë në to matet vetëm perceptimi për ekzistimin e korrupsionit si fenomen.
Pikërisht këtë e ka vërejtur edhe qeveria amerikane, e cila përmes Mileniumit të Mijëvjeçarit (MCC) ka vendosur që të investojë shumë në krijimin e një perceptimi real për korrupsionin në Kosovë.
Edhe Bullgaria, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian qëndron keq me korrupsion. Rreth 24 për qind e qytetarëve të Bullgarisë që janë anketuar kanë deklaruar se atyre iu është kërkuar ryshfet, ndërsa 22 qind kanë thënë se ata kanë dhënë ryshfet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit