Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 7.859 testime nga të cilat 2.643 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 qytetarë të prekur me COVID-19, ndërsa 1692 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 1.250, pasuar nga Durrësi me 137, Shkodra 120, Vlora 103 etj.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 66-vjeç, një qytetar nga Berati 66- vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85-vjeç.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 239,129 raste pozitive, 212.879 persona të shëruar, 22.967 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.283 pacientë.