LAJMI I FUNDIT:

“Shqipëria është toka e premtuar e arbëreshëve”

“Shqipëria është toka e premtuar e arbëreshëve”

“Moj e bukura More si të lash e më s’të pash”, këto nuk janë thjeshtë vargje për arbëreshët e Italisë. Për ta, kjo poezi që më pas u shndërrua edhe në këngë është sinonim i jetës së tyre në Itali. Për autorin Mario Caliva, këto vargje e kanë shoqëruar gjatë tërë jetës së tij.

“Për ne kjo është e vërteta. Nuk është diçka mitike apo filozofike por një gjë që ne e rrnojmë gjithmonë tek jeta e përditshme”.


Ruajtja e traditave dhe kulturës për të dhe të tjerë arbëreshë të Sicilisë, është diçka që buron nga brenda.

“Lind nga shpirti dhe është diçka që na dha mundësinë të ruajmë gjuhën dhe identitetin. Ne arbëreshët edhe faktet tregojnë që nuk e kemi harruar kurrë identitetin dhe tokën që lamë kur erdhëm këtu në Sicili të Italisë”.

Për Calivën që flet një shqipe të bukur e të pastër, ruajtja e traditës nuk sigurohet vetëm me ligje por duhet me patjetër të ketë vullnet, shkruan Germin.org.

“Shteti Italian na ndihmon shumë sepse ekzistojnë ligje. Ligji 482/99  thotë që arbëreshët kanë të drejtë edhe financimi nga shteti Italian, për ta ruajtur gjuhën. Gjëja e parë është dashuria që ne kemi për gjuhën, sepse mund të ekzistojnë të gjitha ligjet por nëse njerëzit nuk e kanë në zemër, nuk kanë rëndësi ligjet”.

Për arbëreshët të cilët u larguan nga Shqipëria pesë shekuj më parë, Shqipëria është një ëndërr. Caliva, ka një shprehje të veçantë për ta përshkruar dashurinë që kanë arbëreshët për tokën që u detyruan ta lënë shekuj më parë.

“Për ne Shqipëria është toka e premtuar”.  Në këtë tokë që për të është “e premtuar”, ai dhe arbëreshët e tjerë, shkojnë për vizitë çdoherë.

“E kemi këtë lidhje me zemër dhe me shpirt dhe shumë shpesh shkojmë në Shqipëri për t’i takuar vëllezërit dhe motrat shqiptare dhe arbëreshët që jetojnë në Shqipëri. Ne me Shqipërinë kemi lidhje edhe nga pikëpamje artistike, jo vetëm miqësore por edhe politike e sociale”.

Për të lidhja mes shqiptarëve dhe arbëreshëve të Italisë, është e natyrshme dhe të dy palët kanë nevojë për njëra – tjetrën.

“Arbëreshët kanë nevojë për Shqipërinë dhe shqiptarët kanë nevojë për arbëreshët. Në fund të fundit jemi një gjë. Një komb, një gjuhë dhe një besë. Besa jonë është shqiptaria”.

Mario, në një intervistë për GERMIN, të zhvilluar më 24 prill tek Hora e Arbëreshëve, theksoi që duhet të ekzistojë edhe dialogu ndërkulturor dhe një respekt edhe për kulturat e tjera.

Ndryshe, Mario është shkrimtar dhe dramaturg. Ai ka diplomuar për “Dramaturgji dhe Skenar” në Akademinë Nacionale të Dramës në Romë. Ai gjithashtu ka përfunduar doktoratën për Ekonomiks dhe Financa si dhe ka një Master në degën e Artit Skenik ku ka realizuar temën e diplomës për Teatrin Arbëresh.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori