LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e pesta në Evropë në turizëm të aventurës! Çka do thotë kjo për Kosovën?

Shqipëria e pesta në Evropë në turizëm të aventurës! Çka do thotë kjo për Kosovën?

Një nga pesë top destinacionet për turizëm të aventurës është Shqipëria. Kështu së paku ka njoftuar Asociacioni i Turizmit të Aventurës – ATTA, që është organizata më e madhe e këtij lloji në botë. ATTA e quan Shqipërinë si destinacion befasues, pasi këtë ata nuk e kanë pritur.

ATTA publikon çdo vit nga një raport rreth turizmit të aventurës dhe aty Shqipëria ka qenë një nga pesë destinacionet e evropianëve në konkurrencë me Spanjën, Italinë dhe Francën.


Sipas këtij raporti, trendët botërorë tregojnë se në kuadër të këtij lloji të turizmit, aktivitetet më të dëshiruara janë ekoturizmi, vizitat e qëndrueshme ambientale hIking, the turizmi kulinar. Gjithashtu, si aktivitet përmenden edhe çiklizmi dhe safari.

Sa i përket llojeve të turizmit që marrin më së shumti kërkesa janë qëndrimet e shkurtra dhe ato të gjata që përfshijnë vizitat mbi shtatë ditë në një destinacion. Ndërsa, si pako më të dëshiruarat janë pakot e bëra me kërkesë dhe pakot për multi-gjenerata, pra udhëtimet familjare.

Çiftet përbëjnë grupin më të madh të udhëtuesve 37 për qind; 18 për qind udhëtarët solo; 19 për qind familjet. Grupet përbëjnë diku rreth 26 për qind të vizitorëve. Ndërsa, sa i përket moshës, 40 për qind të turistëve janë të moshës 50 deri 70 vjeç, pohon ATTA

Kosova, si fqinje e Shqipërisë, përfiton nga puna e mirë që është duke bërë atje, sidomos nga operatorët si Zbulo, Outdoor Albania dhe shumë të tjerë. Në kuadër të projektit Peaks of the Balkans, Kosova merr një pjesë të mysafirëve, pasi Peja është qyteti më i përshtatshëm për të ty kyçur në këtë shteg, që lidhet me aventurat në Shqipëri. Peaks of the Balkans është krijuar nga Agjencia Gjermane për Zhvillim GIZ, frutat e punës së të cilëve jemi duke i shijuar ende.

Kompania ime Balkan Natural Adventure (BNA) ka shifrat e ngjashme me ato të raportuara nga ATTA. Shumica e klientëve kanë plus 50 dhe zgjedhin Peaks of the Balkans për 8-12 ditë apo udhëtime të vikendit. Kompania gjithashtu ka bashkëpunim të ngushtë me kompanitë nga Shqipëria të cilat i përkrahin vizitat e turistëve tanë atje si dhe sjellin turistë nga qytetet e Shqipërisë në Kosovë në aktivitetet që i ofrojmë ne.

Në veçanti, veriu i Shqipërisë ofron një vend të mrekullueshëm dhe atje deri tash nuk ka pasur ndërtime të egra sikur në Durrës dhe vendet bregdetare. Atje fshatarët e Valbonës dhe Thethit kanë arritur të ruajnë autenticitetin dhe më këtë ta ndihmojnë vendin e tyre si dhe turizmin në Rugovë që lidhet me Shqipëri përmes Malit të Zi, në shtegun Peaks of the Balkans.

Kjo rrugë edhe gjeografike, pra lidhja me Shqipërinë e edhe turizmi si ai i aventurës, duhet të jenë busullat e zhvillimit të turizmit në Kosovë. Investimet duhet të shkojnë në këtë drejtim pra në pikat kufitare çoftë Sharri apo Bjeshkët e Nemuna. Duhet të shkojnë në krijimin e produkteve unike.

Përkundër çmimeve të njëpasnjëshme të shtegut Peaks of the Balkans dhe tash ngritjes së Shqipërisë si superfuqi e turizmit të aventurës në Evropë, disa donatorë kanë vendosur që Kosovën ta lidhin me disa shtigje të cilat nuk janë në hartë të trendëve dhe lidhen me Bosnjën e Kroacinë, dhe Kosovën vetëm e prekin pakëz. Kjo strategji mund të lidhet vetëm me përvojën e punës të të punësuarve në projekte dhe pa ndonjë argument të qëndrueshëm siç shihet tash.

Neve, si kosovarë, na mbetet që të vazhdojmë të punojmë më afër me Shqipërinë dhe të ofrojmë Kosovën si pako ballkanike të lidhur me Shqipërinë dhe Veriun e Malit të Zi, pra Plavë e Guci. Na mbetet të përforcojmë turizmin e aventurës duke e mbrojtur ambientin, duke u koncentruar në projekte të vogla me qytetarët e Kosovës dhe duke mbyllur një herë e përgjithmonë idetë e mega-projekteve të qendrave të skijimit në Brezovicë. Koncentrimi duhet të shkojë në zhvillimin e projekteve më të vogla dhe të qëndrueshme të menaxhuara nga popullata lokale – sikur ne Shqipëri.

(Autori është gazetar dhe ndërmarrës kosovaro-zviceran)

Shqipëria, e pesta në Evropë për turizëm të aventurës
Lexo po ashtu Shqipëria, e pesta në Evropë për turizëm të aventurës

Në trend

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Kalo në kategori