LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e fillon vitin me pesimizëm, BSH: Bie besimi në ekonomi

Shqipëria e fillon vitin me pesimizëm, BSH: Bie besimi në ekonomi

Treguesi i besimit në ekonomike i matur nga Banka e Shqipërisë e ka nisur vitin me rënie i ndikuar kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe shërbimeve dhe nga rënia e besimit konsumator.

Sipas raportit të BSH-së, treguesi i besimit ka pësuar një rënie të lehtë me 1.7 pikë për qind gjatë muajit janar, duke ngelur megjithatë sipër mesatares afatgjatë.


Rënia e janarit vjen pasi besimi në ekonomi ishte përmirësuar për dy muajit e fundit të vitit të kaluar. Të vetmit tregues që janë përmirësuar janë besimi në sektorin e ndërtimit dhe besimi në tregti.

Treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 3.8 pikë për qind krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga ecuria në rënie e balancës së prodhimit dhe kontratave të porosive. Megjithatë, pritjet e bizneseve për prodhimin, punësimin dhe për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Mirëpo, besimi në shërbime shënoi rënie me 4.2 pikë për qind në muajin janar, i ndikuar nga ecuria e dobët e bizneseve dhe me kërkesën për shërbime. Në linjë me këta tregues, bizneset vlerësojnë edhe situatën aktuale të punësimit në rënie.

Edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rënie me 0.7 pikë për qind në muajin janar, rënie që e ka ulur këtë tregues nën mesataren e vet afatgjatë.

Banka e Shqipërisë parashikon kthim në normalitet të inflacionit në 2023
Lexo po ashtu Banka e Shqipërisë parashikon kthim në normalitet të inflacionit në 2023

Ecuria e muajit janar pasqyroi një vlerësim negativ të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha si dhe pritjet për situatën e tyre financiare në të ardhmen.

Në ndërtim, besimi iu rikthye përmirësimit në muajin janar, duke shënuar një vlerë 3.1 pikë për qind më të lartë se sa një muaj më parë. Ndërsa, besimit në tregti u rrit me 3.4 pikë për qind në muajin janar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më të mira të bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre.

Por, nga ana tjetër, pritjet për ecurinë e biznesit në muajt e ardhshëm, për porositë dhe punësimin janë në përkeqësim në krahasim me ato të muajit të kaluar.

Rritja e shpejt e inflacionit duket se ka ndikuar negativisht në pritshmërinë e konsumatorëve, edhe pse rritja e ekonomisë ka qenë e lartë ne 2021.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet të jetë në nivelin 8.6 për qind. Rritje pritet të ngadalësohet në rreth 4.1 për qind në vitin 2022, ndërkohë që në vijim rritja do të normalizohet në nivelin 4 për qind.

Ndërkohë, inflacioni në vend shënoi një rritje të shpejtë gjatë tremujorit të katërt te vitit te kaluar, duke arritur vlerën 3.7 për qind në muajin dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori