LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Maqedonia ndajnë pikët (Video)

Shqipëria dhe Maqedonia ndajnë pikët (Video)

Shqipëria dhe Maqedonia kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në Strumicë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë u karakterizua me një pjesë të parë të dobët ku munguan rastet.


Të parët provuan maqedonasit me Goran Pandev në mi9nutëner  23-të, ku goditja e fort e tij nga distanca u grushtua nga Berisha.

Pas një minute provoi edhe Bardhi me goditje të fortë, por Berisha me vështirësi mbron.

Shqipëria edhe pse me formacion sulmues nuk arriti të ketë raste në këtë pjesëlojë.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Shqipërinë.

Zhvillohej minuta e 51-të kur Armando Sadiku harkon bukur në zonë e Odise Roshi gjuan me kokë për 1-0.

Menjëherë pas golit, Sadiku ka mundur ta mbyll ndeshjen , por gabon në afërsia.

Në minutën e 69-të Maqedonia rrezikon me Pandev dhe Nestorovskin, por berisha ndal.

Në minutën e 77-të Maqedonia fitoi penallti. Pas një rrëmuje në zonë topi shkon nga shpina e Hysajt te dora e Roshit, ndërsa gjyqtari nuk heziton dhe tregon në pikën e bardhë.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Trajkovski.

Maqedonia pas golit kishte një rast të mirë me Alioskin, ku Berisha mbron, e nga topi i kthyer gjuan Trajkovski, por Berisha përsëri në vend.

Deri në fund të dy skuadrat u munduan të shënojnë fitore, por që rezultati nuk ndryshoi.

Pas barazimit Shqipëria ka 13 pikë dhe mban vendin e tretë në grup. /Telegrafi/