LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Kosova me ambasada dhe konsullata të përbashkëta

Shqipëria dhe Kosova me ambasada dhe konsullata të përbashkëta

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore, dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Marrëveshja u firmos nga ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Gent Cakaj dhe Behgjet Pacolli.
Në konferencën e përbashkët për median, Cakaj sqaroi se marrëveshja konsiston në katër shtylla kryesore: politike, diplomatike, profesionale dhe kulturore.


“Kemi vendosur ngritjen e grupit ndërministror për përfaqësim të përbashkët ndërkombëtar, me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve politike në terrenin ndërkombëtar dhe marrjen e detyrimeve konkrete për përfaqësim të njëra-tjetrës, sipas vlerësimeve të përbashkëta veçanërisht në organizata ndërkombëtare”.

“Veçanërisht Republika e Shqipërisë nga sot e tutje merr përsipër jo thjesht afirmimin deklarativ por edhe përfaqësimin e drejtpërdrejtë, mbrojtjen konkrete dhe afirmimin pa kushte të qëndrimeve zyrtare të Republikës së Kosovës në të gjitha instancat ndërkombëtare ku përfaqësimi i Kosovës për shkaqe objektive është i pamundur. Kemi vendosur edhe ngritjen e Këshillit të përbashkët për planifikim strategjik i cili ngarkohet me detyrën e përcaktimit të prioriteteve strategjike dhe propozimin e rregullt të politikave të rëndësisë kombëtare. Kosova dhe Shqipëria tani e tutje nuk do të veprojnë si një trup i unifikuar, por edhe me një qasje aktive në botën e jashtme”, tha Cakaj.

“Jemi dakordësuar për fillimin e punës për ngritjen e fondit të përbashkët për menaxhimin, ngritjen dhe zhvillimin e ambasadave dhe konsullatave nëpër botë. Kosova dhe Shqipëria nga sot e tutje fillojnë punën për të pasur Ambasada dhe konsullata të përbashkëta anembanë botës. Për ti shërbyer trupës së integruar diplomatike, Kosova dhe Shqipëria menjëherë nga sot e tutje do të fillojnë krijimin e një platforme të përbashkët të trajnimeve midis akademive të tyre diplomatike. Së treti shtylla profesionale. Kam parasysh rritjen e aftësive në shërbimin diplomatik dhe angazhimeve tona të përbashkëta për të shkëmbyer personelin. Po pres me padurim ardhjen e diplomatëve të parë kosovarë në shërbimin diplomatik të Shqipërisë. Po ashtu jam tepër i entuziazmuar për diplomatët e Shqipërisë që do të shkojnë të shërbejnë nëpër qendra diplomatike ku Kosova gëzon avantazh të padiskutueshëm përfaqësimi. Kjo masë do të shoqërohet dhe me këmbime të stafit në Ministritë tona”.

“Shtylla e diplomacisë kulturore. Shqipëria dhe Kosova sot kanë rënë dakord për zhvillimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve kulturore me qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare”, tha Cakaj.

Ideuesi i gjithë kësaj nisme, Behgjet Pacolli, u shpreh operimi i dy vendeve si një trup i vetëm do të sjellë më shumë rezultate.

“Vëllai im Gent të falënderoj për këtë mikpritje. Ne do të punojmë në interesa të dy shteteve së bashku, por de facto dhe de juro do të punojmë dhe do shihni se rezultatet do jenë më të mëdha. Jetojmë në një kohë kur politika dhe interesat e shteteve të ndryshme kanë ndryshuar dhe ne duhet ti adaptohemi këtij realiteti. Adaptimi ynë fillon edhe nëpërmjet kësaj marrëveshje dhe do jetë më tepër në vendet ku nuk kemi qenë deri tani. Duhet të hapim diplomacitë. Ka një mori vendesh ku ne operojmë si dy entitete dhe unë mendoj se kjo është e tepërt. Ne duhet që këto energji t’i bashkojmë dhe të veprojmë së bashku, që ne të kemi përfaqësi të përbashkëta. Nëse ne jemi të aftë të bashkëpunojmë të me njeri-tjetrin do jemi të aftë të bashkëpunojmë edhe me të tjerët”, tha Pacolli./Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori