LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dha paketën më të ulët të ndihmës në rajon për krizën e çmimeve, pas Malit të Zi

Shqipëria dha paketën më të ulët të ndihmës në rajon për krizën e çmimeve, pas Malit të Zi

Ashtu si edhe për pandeminë Covid-19 edhe për përballimin e krizës së çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare ka dhënë mbështetjen më të ulët financiare për shtresat në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Banka Botërore, në raportin e fundit rajonal, vuri në dukje se paketat e ndihmës për përballimin e krizës, të dhëna deri në fillim mars 2022, ishin më të lartat në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.


Në këtë përllogaritje është shkëputur mbështetja që vendet kanë dhënë për sektorin e energjisë.

Paketa që përfshin mbështetjen kundër krizës së ushqimeve në Shqipëri ishte sa 0.3 për qind e PBB-së, ndërsa Maqedonia e Veriut kishte paketën më të madhe anti-krize me 3.6 për qind të PBB-së, ku një pjesë e saj 1.5 për qind ishte në formën e përjashtimeve nga taksat, 0.3 për qind përfitime sociale dhe 1.9 për qind subvencione të drejtpërdrejta.

Serbia akordoi 2 për qind të PBB-së për paketën e krizës së çmimeve ku 1% ishin pagesa sociale dhe 1 për qind përjashtime nga taksat. Kosova dha gjithashtu 0.7 për qind të PBB-së së saj ku, o.3 për qind ishin subvencione dhe 0.4 për qind e PBB-së ishin transferta sociale.

Mali i Zi dha vetëm 0.2 për qind të PBB-së, ku 0.1 ishin transferta sociale dhe 0.1 për qind të PBB-së ishin subvencione. Bosnja dha 0.6 për qind të PBB-së ku 0.1 për qind ishin transferta sociale dhe 0.3 për qind ishin subvencione.

Edhe gjatë pandemisë Covid -19, Shqipëria kishte vlerën e më të ulët të paketave në ndihmave në raport me PBB-në.

Qeveritë në Europë aplikuan mbështetje të pashembullta fiskale gjatë pandemisë dhe tani gjatë krizës së çmimeve të larta që veprojnë si stabilizues të mëdhenj automatikë, duke mbajtur rënien ekonomike dhe duke mbrojtur shtresat e varfra.

Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarisht sa 6.2 për qind e PBB-ve përkatëse, ndërsa në vendet në zhvillimin këto masa ishin më të zbehta, duke zënë mesatarisht 3.1 për qind të PBB-së. Në Shqipëri ato ishin edhe më të ulëta duke zënë vetëm 1% të PBB-së.

Rritja e paprecedentë e çmimeve fillimisht nga pandemia Covid -19 dhe së fundmi nga lufta në Ukrainë në afatshkurtër po jep efekte pozitive në të ardhurat e buxhetore, por nga ana tjetër po ndikon në përkeqësimin e nivelit të jetesës në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Gjatë periudhës janar-prill 2022 të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin rreth 300 milionë euro më të larta se e njëjta periudhe e vitit të kaluar dhe rreth 100 milionë euro më shumë se plani i periudhë.

Qeveritë kudo në botë edhe në vendet më të zhvilluara të Europës, janë duke aplikuar një format rishpërndarje te të ardhurave publike që targeton më të varfrit.

Qeveria e Shqipërisë në mars të këtij miratoi një paketë rezistence rreth 5 miliardë lekë, e cila i shërbeu indeksimit të pensioneve që në fakt është detyrim ligjor për çdo vit normal. Ndërsa rreth 1.8 miliardë lekë u shpërndanë në disa shtresa pensionistësh si një mbështetje 3 mijë lekë në muaj për tre muaj, mars, prill, maj 2022.

Të ardhurat që qeveria shqiptare grumbulloi më shumë se vitin e kaluar janë 7 herë me të larta se paketa e rezistencës prej 5 miliardë lekësh për të ndihmuar shtresat në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori