Qeveria e Shqipërisë do të përfitojë rreth 13 milionë apo saktësisht 12316905 euro çdo vit nga taksa e vendosur për “Rrugën e Kombit”. Vetëm nga veturat, Shqipëria do të fitojë 8244395 euro në vit, nga autobusët 481308.8 euro ndërsa nga kamionët 3591202 euro, shkruan Infokusi.com.
E gjatë vitit 2017 në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vermicë, numri i hyrje-daljeve të automjeteve është afër 2 milionë.
Në statistikat e Policisë së Kosovës thuhet se gjatë periudhës 1 janar 2017- 31 dhjetor 2017 në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë dhe dalë 1851462 automjete dhe 5715831 persona.
Nga to kanë hyrë në Kosovë 858687 vetura ndërsa kanë dal 790192, kanë hyrë 22787 autobusë ndërsa kanë dal 20187. Edhe numri i kamionëve nuk është i vogël, gjithsej kanë hyrë 74926 ndërsa kanë dal 84683.
Që nga e diela ka nisur testimi i pagesës për autostradën. Çdo kosovarë që ia mësyn Shqipërisë me veturë duhet të paguaj edhe 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro e ata të rëndë 22.5 euro. E kjo tarifë po del ti sjellë përfitime të mira qeverisë së Shqipërisë.
Aplikimi i tarifës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit ishte parashikuar që në vitin 2016, ndërsa nga e diela, ka nisur testimi i sistemit. Pas dy javësh pritet që të vihet në zbatim edhe pagesa.
Pagesat nga 2.5 euro deri në 22.5 euro për çdo kalim do bëhen në një shesh me dy kahe në afërsi të tunelit të Thirrës.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë qëllimi i kësaj tarife është përmirësimi dhe mirëmbajtja e Autostradës.
“Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit. Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës së Shqipërisë.
Pavarësish se ky vendim u prit me kritika të mëdha nga qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ministri Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj pa paralajmëruar taksë edhe për autostradën kosovare.
Ai ka thënë se formë të njëjtë do të përdoret edhe në Kosovë ndërsa ende nuk ka asnjë konkrete rreth çmimit që do të vendoset.
Infokusi ka kontaktuar me shoqatën e eksportueseve të Kosovës dhe me kompanitë që bëjnë barten e udhëtarëve Kosovë-Shqipëri.
Të parët kanë kërcënuar me bojkot të produkteve të Shqipërisë nëse nuk merren masa të menjëhershme ndërsa të dytët kanë thënë se do të vendosin barrikadën në rrugën e kombit për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj këtij vendimi./Infokusi/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë