LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria blen raketa Javelin për të forcuar ushtrinë

Shqipëria blen raketa Javelin për të forcuar ushtrinë

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka thënë të shtunën se autoritetet shqiptare kanë blerë raketa anti-tanke Javelin për të forcuar mbrojtjen.

Peleshi ka thënë se Shqipëria ka nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, Lockheed Martin, pa dhënë hollësi për numrin e raketave të blera, sa kanë kushtuar dhe kur do të arrijnë në Shqipëri, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.


Sipas tij, blerja e raketave është pjesë e procesit për modernizim të ushtrisë.

Më herët gjatë kësaj jave, Lockheed Martin ka thënë se ushtria amerikane ka nënshkruar dy kontrata për raketat Javelin dhe pajisje tjera në vlerë të 309 milionë dollarëve.

Në këto kontrata është thënë se janë përfshirë më shumë se 1,300 raketa për financim të ushtrisë ukrainase teksa lufton me Rusinë, si dhe për klientët ndërkombëtarë, përfshirë Norvegjinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Tajlandën.

“Pa krijuar panik, nuk ekziston kërcënim konkret. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Ne jemi të mbrojtur”, ka thënë ministri para gazetarëve.

Peleshi ka thënë po ashtu se NATO-ja nuk përbën kërcënim për asnjë shtet, përfshirë Rusinë.

Tri vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë anëtare të NATO-s. Shqipëria i është bashkuar kësaj aleance më 2009.

Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnet që të aplikojë për pjesëmarrje në Programin për Partneritet për Paqe dhe po ashtu ka aspirata për anëtarësim në NATO.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori