Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Kosovës në kufirin Morinë-Kukës, i kërkuar nga autoritetet në Kosovë për terrorizëm.
Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se “ata kanë bërë lokalizimin dhe kapjen e një personi në kërkim, shtetas i Kosovës: Enis Begolli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Mitrovicë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për “terrorizëm”, pasi që ka qenë i dënuar nga ky shtet me katër vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri si pjesëtar i ISIS-it”.
Policia e Shqipërisë tha se pas kryerjes së procedurave ligjore, shtetasi i Kosovës iu është dorëzuar strukturave të policisë së Kosovës nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinës në Kukës.
Në prill të këtij viti, Enis Begolli nga qyteti i Mitrovicës u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe u dënua më katër vjet burgim, ndërsa është në pritje të vërtetimit të dënimit nga Gjykata e Apelit.
Enis Begolli u arrestua në shtator të vitit 2014 nën aktakuzat se “në shtator të vitit 2013 ka udhëtuar për në Siri përmes Turqisë, dhe është vendosur në Alepo ku ka marrë pjesë në një kamp stërvitor duke iu bashkuar formacioneve të ISIS-it, për tre muaj”.
Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktet në Lindjen e Mesme. Sipas autoriteteve rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në ato konflikte. Dy vjet më parë policia filloi hetimet kundër 237 vetave për pjesëmarrje në luftë, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve të huaj dhe mbi 127 veta janë arrestuar. Sipas autoriteteve, 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri tash 35 veta janë dënuar nga gjykatat.
Autoritetet në Kosovë thonë se me gjithë arritjet në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, trajtimi i tij mbetet sfidë e vazhdueshme. Vetëm gjatë këtij viti Policia e Kosovës ka trajtuar 47 raste që kanë të bëjnë me terrorizëm duke arrestuar 33 persona dhe janë ngritur 30 kallëzime penale ndaj 78 individëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?