LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, miratohet formati i vizës pullë dhe asaj elektronike

Shqipëri, miratohet formati i vizës pullë dhe asaj elektronike

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua formati i vizës pullë dhe asaj elektronike.

Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e formatit të vizës pullë dhe të vizës elektronike.


Sipas qeverisë, vendimet “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës pullë” dhe “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës elektronike”, shfuqizohen.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./atsh