LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka?

Shqipëri, kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka?
Foto: Ilustrim

I.H janë inicialet e policit i cili u përplas mbrëmjen e së premtes me makinën e Gardës, që po shoqëronte makinën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Ai është efektiv i Policisë Rrugore në Elbasan, ndërsa mësohet se në momentin e aksidentit po udhëtonte me një makinë private me targa zvicerane dhe jo me mjetin e policisë.


Ndërsa, shoferi i mjetit ku ndodhej djali i gjyqtares ishte Ardjan Disha, shkruan Top Channel.

Bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, polici dyshohet të ketë shkaktuar përplasjen.

Sipas gardistëve që po eskortonin djalin e Irena Gjokës, policit iu kërkua tre herë që të distancohej dhe të mos hynte në eskortim, por ai nuk u bind. Gardistët pretendojnë se polici udhëtoi pas tyre që nga Rinasi e deri në Selitë, ku ndodhi aksidenti.

Vetë polici, në dëshminë e dhënë të premten në mbrëmje, pretendoi se ishte lagështira në rrugë që e bëri të humbasë kontrollin.

Megjithatë, hetimet, pjesë e të cilave përveç policisë u bë edhe SHISH së bashku me Gardën, pritet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori