LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Dëmi në shtet një miliard, 400 milionë euro mungojnë në arkë, vetëm një dosje në Prokurori

Shqipëri: Dëmi në shtet një miliard, 400 milionë euro mungojnë në arkë, vetëm një dosje në Prokurori

Institucionet shtetërore kanë shkaktuar mbi 1 miliard euro dëm ekonomik në vitin 2022, për periudhën janar-shtator.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ndan shumën e humbur në dy zëra. Së pari, janë të ardhurat e munguara në buxhet për keqadministrim të institucionit, 635 milionë euro. Pjesa tjetër, është dëmi i drejtpërdrejtë ekonomik, 403 milionë euro, i cili duhet të kthehet mbrapsht.

Për të zbuluar këto shkelje, KLSH ka kontrolluar 147 institucione të qeverisjes qendrore, ministri, agjenci, njësi të qeverisjes vendore, qarqe dhe bashki.

Abuzimet më të mëdha janë zbuluar tek të ardhurat e munguara në fushën e tatim-taksave, të cilat përbëjnë rreth 95 të dëmit, dhe pjesa tjetër është dëm ekonomik në të ardhurat doganore, në shitjen e pronave shtetërore apo edhe në tenderë.

Në raportin mes fondeve të zbuluara për zhdëmtim dhe shpenzimeve faktike del se për çdo 1 lek të shpenzuar nga buxhetit, janë zbuluar nga auditimet e kryera 157 lekë dëme.

Për veprimet e paligjshme, KLSH ka bërë 1 kallëzim penal, në dosjen e të cilit padit 6 zyrtarë që kanë punuar në Kadastrën e Sarandës.

Një situatë e ngjashme e keqmenaxhimit të fondeve publike u vu re edhe në vitet paraardhëse, ku dëmi ekonomik ishte 600 dhe 700 milionë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori