Shqipëri, bie numri i rasteve të reja me coronavirus


Një viktimë dhe 534 raste të reja me coronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa dje rastet e reja ishin mbi 600, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Janë kryer 4262 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 534 qytetarë: 177 në Tiranë, 49 në Shkodër, 39 në Vlorë, 24 në Lezhë, 21 në Sarandë, nga 17 raste në Pogradec, Krujë, nga 15 raste në Elbasan, Fier, 12 në Vau i Dejës, nga 11 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 10 në Durrës, nga 9 raste në Kamëz, Berat, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, nga 7 raste në Gjirokastër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Divjakë, Korçë, Gramsh, nga 5 raste në Dimal, Kukës, nga 4 raste në Has, Shijak, Mallakastër, nga 3 raste në Pukë, Dibër, Memaliaj, nga 2 raste në Kuçovë, Përmet, nga 1 rast në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik.
Aktualisht janë 5573 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 65-vjeçar nga Vlora.
Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 131.273 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga shpërthimi i epidemisë coronavirus, në Shqipëri janë regjistruar 139.324 raste pozitive nga 996.494 testime të kryera, prej tyre 131.273 janë shëruar, 5.573 janë aktive, ndërsa si pasojë e sëmundjes së rrezikshme kanë vdekur 2.478 persona.
Raste të reja ditore 534
Të shëruar në 24 orë 89
Të shtruar në spitale 81
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 4262
Testime totale 996,494
Raste pozitive 139,324
Raste të shëruara 131,273
Raste Aktive 5573
Humbje jete 2,478
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2138
Shkodër 911
Vlorë 531
Fier 464
Durrës 328
Elbasan 267
Lezhë 261
Berat 195
Gjirokastër 168
Korçë 135
Kukës 101
Dibër 74.



































