LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, Apeli dënon me 12 vjet burg rojën e shkollës dhe liron me kusht dy të miturit

Shqipëri: Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, Apeli dënon me 12 vjet burg rojën e shkollës dhe liron me kusht dy të miturit

Gjykata e Apelit në Shqipëri këtë të martë la në fuqi dënimin me 12 vjet burg për shtetasin Abaz Doga, për përdhunimin e një 15-vjeçarje në Babrru, ndërsa ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim për dy të miturit F.B dhe R.O, duke e shndërruar në shërbim prove me kusht që të mos kryhet asnjë vepër penale për katër vite.

Doga u shpall fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” dhe me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul nga 18 në 12 vite burg.


Po ashtu është lënë në fuqi vendimi për dënimin me 7 vite e 4 muaj burg për Klajdi Pocin, ndërsa për dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për një afat prove prej 4 vjet, me kusht që të mos kryejnë vepër tjetër penale.

Më 30 maj 2020, policia arreston në Tiranë, 4 shtetas me akuzën e marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur.

Prej kohësh, e mitura e mbante sekret përdhunimin dhe shantazhin derisa vendosi të bëjë kallëzim, teksa Policia arrestoi Abaz Dogën, por duke zbuluar më pas edhe 3 të rinjtë bashkëpunëtorë.

Referuar materialit hetimor nga ana e Prokurorisë, mësohet se Abaz Doga abuzonte me të miturën që kur ishte rojë shkolle, aty ku studionte edhe vajza e më pas e përndiqte, e ka dhunuar dhe e ka përdhunuar, duke i regjistruar edhe video intime për shantazh.

Përmes shantazhit dhe nën kërcënimin se do të shpërndanin videon intime, shtetasit K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën. Që të katërt përfunduan në pranga.

Si ndodhi ngjarja?

Roja i shkollës, Abaz Doga, 65-vjeç, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, 15-vjeçaren.

Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.

Pamjet përfunduan në duart e tre të rinjve që ndoqën të njëjtën skemë si Doga.

Pas publikimit të rastit 65-vjeçari u arrestua nga Policia.

Për këtë ngjarje të rëndë, mësuesit dhe drejtori i shkollës “mblodhën supet”, pasi deklaruan se nuk kishin vënë re asgjë të dyshimtë.

Madje më e rëndë u bë situata, sepse Abaz Doga pas shkarkimit nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”./TCh.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori