LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese, rreth 5 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës vetëm gjatë vitit 2018 (Video)

Shqetësuese, rreth 5 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës vetëm gjatë vitit 2018 (Video)

Vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti, kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës mbi 4800 persona.

43 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia për më pak se një dekadë. Sociologët thonë se zgjidhje për këtë, është hapja e vendeve të reja të punës.


Numri i kosovarëve që  duan ta braktisin atdheun  po rritet dita-ditës.

Vetëm ne tre mujorin e parë të vitit 2018 nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 1,648 persona.

Ndërsa dhjetë  mujori i këtij viti është edhe më shqetësues. Plotë 4,818 persona hoqën dorë nga shtetësia kosovare.

Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia e Republikës se Kosovës sipas zyrës të Divizionit të Shtetësisë vjen si rezultat i fitimit të shtetësisë së ndonjë vendi kryesisht të Bashkimit Evropian i cili nuk lejon dy shtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Por, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme  numri  i atyre që heqin dorë nga shtetësia është i madh krahas atyre që kërkojnë shtetësinë kosovare.

Gjatë periudhës Janar-Tetor 2018, shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 286 persona.”

Sipas sociologut, Fadil Malokut, arsyeja pse kosovarët po marrin vendim për heqje dorë nga shtetësia janë kushtet ekonomike.

“Parasegjithash qytetarët janë zhgënjyer me proceset, zhvillimet dhe me të gjitha qeverisjet që nga paslufta e deri më tani”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fadil Maloku.

Sipas profesor Malokut hapja e vendeve të punës është mënyra e vetme, që kosovarët të mos e mendojnë largimin nga vendi i tyre.

“Hapja e vendeve të reja të punës do të mund të ndalte këtë trend. Nuk besoj së më do të pinë ujë premtimet boshe të politikanëve, sepse prej dy dekadash i kanë mashtruar qytetarët e Kosovës”, tha Maloku.

43 mijë qytetar që nga viti 2009, hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës.  Aktualisht, më së shumti aplikues që duan të bëhen shtetas të vendeve të BE-së ka  Gjermania me 1346 persona, pastaj Austria, Sllovenia dhe Mali i Zi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori