Udhëtarët që ndodheshin në aeroportin e Sydneyt të Australisë, janë shqetësuar me një punonjës që ka hyrë në turbinën e aeroplanit, teksa po e fotografonte një koleg.

Megjithëse nuk është shkaktuar ndonjë aksident, fotografia e postuar në Facebook ka nxitur shumë kritika, transmeton Telegrafi.


Shqeteson foto 2 Brenda turbinës, për një fotografi

“Më bëj edhe një fotografi para se të vdes”, si dhe “ky njeri duhet të përjashtohet menjëherë nga puna”, janë dy nga komentet e shumta.

Zyrtarët e aeroportit nuk e kanë komentuar ngjarjen, ndërsa konfirmuan se janë duke bërë hetime. /Telegrafi/