LAJMI I FUNDIT:

Shqetësimet e opozitës rreth Projektligjit për Këshillin Prokurorial, Haxhiu: Po t’i kishin seriozisht do të merrnin pjesë në punëtorinë e organizuar

Shqetësimet e opozitës rreth Projektligjit për Këshillin Prokurorial, Haxhiu: Po t’i kishin seriozisht do të merrnin pjesë në punëtorinë e organizuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, gjersa thekson se opozita po t’i kishte seriozisht shqetësimet rreth këtij ligji do të merrnin pjesë në punëtori.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se akuzat e pabaza në Kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe.


Kritika për Projektligjin e KPK-së, kërkohet përfshirja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias para miratimit në Kuvend
Lexo po ashtu Kritika për Projektligjin e KPK-së, kërkohet përfshirja e rekomandimeve të Komisionit të Venecias para miratimit në Kuvend

“Po t’i kishin opozita seriozisht ‘shqetësimet’ e tyre në draftin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, do të ishin të pranishëm në punëtorinë e organizuar nga Komisioni për Legjislacion.

Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial, i cili së fundi ka kaluar në parim. Një dokument shumë i rëndësishëm që parasheh reformën në KPK.

Në këtë punëtori janë të pranishëm përfaqësues nga sistemi i drejtësisë, shoqëria civile dhe partnerët tanë por jo edhe opozita”, shkruan ajo.

Ministrja më tej thekson se akuzat e pabaza në Kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe dhe nuk kalojnë.

“Sigurisht synimet i kanë që ta pengojnë reformën dhe shpresat i mbajnë në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori