LAJMI I FUNDIT:

Shqetësime nga Coronavirusi, bankat botërore po i ‘detyrojnë’ punëtorët të punojnë nga shtëpia

Shqetësime nga Coronavirusi, bankat botërore po i ‘detyrojnë’ punëtorët të punojnë nga shtëpia

Tregjet e aksioneve amerikane u ndalën për pak kohë në fillim të javës, pasi një rënie rekord në çmimet e naftës dhe frika e Coronavirusit shkaktoi një gjendje paniku. Por gjërat u kthyen në vijë, ku epidemia po paraqet vështirësi për Wall Streetin.

Reklama

Bankat botërore tashmë po “detyrojnë” dhe po përpiqen të shpërndajnë punëtorët e tyre në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun që një numër i madh i tyre të sëmuren, përcjell Telegrafi.

J. P. Morgan ka filluar ndarjen e ekipeve të saj të shitjeve dhe tregtimit në zyra të veçanta dhe punëtorëve, ku kjo iu komunikua me e-mail për faktin se kjo është vetëm një masë paraprake për t’u siguruar që banka mund të vazhdojë të funksionojë pa probleme. Në raste të tilla emergjence, firma do të operoj në qytete të tjera si Brooklyn dhe New Jersey apo Basingstoke.

Banka e Amerikës gjithashtu po i ndan ekipet e veta duke dërguar disa njerëz në një pjesë rezervë në Stamford, ndërkohë që Deutsche Bank tha se ka dërguar disa ekipe të operacioneve dhe të tregtisë në Londër, ndërkohë që punëtorët e tjerë të punojnë nga shtëpia.

Edhe në Goldman Sachs kanë filluar të testojnë mundësinë për të punuar nga shtëpia apo vende të tjera, ndërkohë që HSBC, të cilës iu desh të dezinfektonte thellësisht zyrën e saj në Londër, ka dërguar një pjesë të personelit në shtëpi, ndërkohë që shërbimi pritet të mbulohet e lëvizshme nga ekipet në Azi, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të shërbimeve në Evropë.

Ndryshe, pandemia Coronavirus paraqet sfidën më të madhe logjistike për industrinë e financave që nga Uragani Sandy në tetor të vitit 2012 dhe para kësaj që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ujë Kllokoti i bashkohet familjes RUGOVE

Ujë Kllokoti i bashkohet familjes RUGOVE

Korporata Rugove
Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

ECO TEK
Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, qytetarët mund të aplikojnë deri më 22 nëntor

Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, qytetarët mund të aplikojnë deri më 22 nëntor

Ekonomi
Exquisa dhe Miree marrin çmimin e Lidershipit në Tregun e Djathrave

Exquisa dhe Miree marrin çmimin e Lidershipit në Tregun e Djathrave

Kosmonte Foods
Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

Ekonomi
Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust - mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust - mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Ekonomi
Kalo në kategori