LAJMI I FUNDIT:

Shqetësim në gjithë botën për rritjen e rasteve të COVID-19

Shqetësim në gjithë botën për rritjen e rasteve të COVID-19

Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i infeksioneve me coronavirus në gjithë botën ishte të shtunën në mbi 39.3 milionë, ndërsa mbi 1.1 milionë kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 8 milionë infektime, numri më i lartë në gjithë botën, si edhe numrin më të madh të viktimave nga COVID-19, me mbi 218,000 të vdekur.


Fluksi në Shtetet e Bashkuara i atribuohet rritjes së niveleve të infeksionit në shtetet e Teksasit, Ilinoit, Uiskonsit, Floridës dhe Kalifornisë, sipas të dhënave të mbledhura nga Johns Hopkins.

India ka 7.4 milionë raste dhe ka gjasa që t’ia kalojë së shpejti Shteteve të Bashkuara, pasi numri i infeksioneve po rritet me shpejtësi.

Pjesë të Francës filluan zbatimin e kufizimeve të reja të shtunën në përpjekje për të frenuar coronavirusin. Në Paris dhe të paktën shtatë qytete të tjera, përfshirë Lion, Grenoble, Aix-en-Provence, Montpellier, Lille, Rouen dhe Saint-Étienne do të ketë ndalim-qarkullim nga ora 9 deri në 6 të mëngjesit.

Në Belgjikë do të vendoset ndalim-qarkullimi nga e hëna nga ora 12 e natës në 5 të mëngjesit për të frenuar fluksin në rritje me raste të COVID-19. Përveç kësaj, Belgjika ka urdhëruar që të gjitha kafenetë, baret dhe restorantet të mbyllen, duke filluar nga e hëna.

Rastet e përditshme të COVID-19 kanë arritur nivele rekord në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë dhe kontinentin amerikan, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të Premten.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjatë një konference për shtyp të premten në Gjenevë se një numër rekord rastesh u raportuan në secilën prej katër ditëve të fundit.

“Duhet të kemi parasysh se kjo është një pandemi e pabarabartë. Vendet kanë reaguar ndryshe dhe vendet janë prekur ndryshe. Pothuajse 70 për qind e të gjitha rasteve të raportuara në shkallë globale javën e kaluar ishin nga 10 vende, dhe pothuajse gjysma e të gjitha rasteve ishin nga vetëm tre vende”, tha Ghebreyesus.

Maria Van Kerkhove e OBSH-së u tha gazetarëve të Premten se 80 për qind e vendeve të Evropës po përjetonin rritje të ndjeshme në rastet e COVID-19.

Në Britani, ku Universiteti Johns Hopkins raportoi gati 19,000 raste të reja të premten, Kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se do ta detyronte Mançesterin e Madh të vendoste nivelin më të rreptë të kufizimeve të coronavirusit të vendit pasi zyrtarët lokalë refuzuan të vendosnin kufizime në zonat me norma të larta infektimi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve të vendit kanë rënë dakord të vendosin një raund të ri kufizimesh në mbarë vendin pasi panë raste të reja rekord të COVID-19. Kufizimet përfshijnë mbylljen herët të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin e numrit të njerëzve që lejohen të mblidhen në publik.

Merkel tha të Premten se një samit i planifikuar i Bashkimit Evropian mbi politikën e Kinës të bllokut 27-vendesh në Berlin muajin e ardhshëm ishte anuluar për shkak të pandemisë së ringjallur.

Italia raportoi më shumë se 10,000 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit të premten, numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë në vend. Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë pas Britanisë, duke raportuar më shumë se 36,400 vdekje që nga fillimi i pandemisë në shkurt. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori