LAJMI I FUNDIT:

Shpjegojnë psikologët: Pse çdo njeri është fiksuar me aplikacionin që tregon si do të dukeni në pleqëri

Shpjegojnë psikologët: Pse çdo njeri është fiksuar me aplikacionin që tregon si do të dukeni në pleqëri
-->

Nëse veç keni dashur ta dini se si do të dukeni pas 30-40 viteve, atëherë tani këtë jua mundëson aplikacioni i famshëm FaceApp.

FaceApp është një aplikacion i cili ju bën të dukeni si plak/e, si fëmijë por edhe mundet t’jua ndryshojë gjininë, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se fillimisht është lansuar në vitin 2017, aplikacioni tani është duke marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku edhe yjet si Gordon Ramsay, Drake dhe Jonas Brothers kanë postuar fotografi duke treguar se si duken si më të vjetër.

Megjithatë, pavarësisht se mund t’ju duket si mënyrë argëtuese për ta kaluar kohën, faktikisht aplikacioni ka efekte potenciale psikologjike – të mira e të këqija.

William Chopik është psikolog dhe profesor, ndërkaq thotë se duke ditur se si do të dukemi në pleqëri, kjo është pak a shumë diçka që na streson.

Filteri i pleqërisë e nxitë idenë se pleqëria mund të jetë diçka e padëshirueshme dhe mund ta bëjë njeriun të ndihet keq.

Sidoqoftë, aplikacioni ka edhe efekte pozitive.

Në një mënyrë, aplikacioni ndihmon ta normalizojmë faktin se çdo njeri plaket dhe se duhet të adoptohemi me këtë fakt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori