LAJMI I FUNDIT:

Shpjegimi i Presidencës për logon e 10 vjetorit të Pavarësisë (Video)

Shpjegimi i Presidencës për logon e 10 vjetorit të Pavarësisë (Video)

Kosova në muajin shkurt të këtij viti mbush 10 vjet me këtë rast është lansuar edhe logoja për përvjetorin e pavarësisë së saj. Këtë vit organizimi i saj festiv do të bëhet nën patronatin e Presidentit. Ku edhe zyrtar të saj kanë bërë edhe përzgjedhjen se si do të duket logoja.

Ata e kanë konsideruar si më kreativen për atë që është kërkuar për shënimin e ditëlindjes së 10 të Kosovës.


Pas publikimit të logos zyrtare të 10 vjetorit të pavarësisë nga presidenti Thaçi më 1 janar, u spekulua shumë rreth simbolikës së saj. Derisa disave u ka pëlqyer dhe disa të tjerëve jo. Dikujt i dukej si diell, të tjerëve si shqiponje apo krahë të ndarë shqiponje, shpinë për shpinë, sikur simbolikë e dy shteteve që ia ruajnë shpinën njëri-tjetrit, ndërsa disa të tjerëve nuk i dukej fare që kishte ndonjë simbolikë të rrugëtimit që na solli deri te ky jubile, i cili sivjet organizohet nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Organizimet për këtë manifestim tashmë kanë filluar dhe zyrtarë të Presidencës, që janë edhe pjesë e Këshillit Organizativ, kanë theksuar për Telegrafin se festa e pavarësisë sivjet do të zgjas 10 ditë, nga data 8 deri më 18 shkurt, si simbolikë e 10 vjetorit të pavarësisë.

“Deri më tash publike është bërë logoja zyrtare e organizimeve institucionale që do të bëhen për këtë 10 vjetor të shtetësisë sonë. Logoja është derivat i simboleve zyrtare shtetërore, ngjyrave zyrtare, por natyrisht që e ka edhe simbolikën e vet. Pjesë përbërëse e logos është ngjyra e kaltër, ngjyra e artë dhe e bardha, të cilat janë edhe ngjyrat e flamurit tonë shtetëror. Forma e logos, me dy duar të hapura dhe dhjetë gishta, përveçse nënkupton ditëlindjen e dhjetë të shtetit tonë, nënkupton edhe 10 vjet kontribut në paqen rajonale dhe si formë i ngjan edhe fishekzjarreve të cilët janë sinonim i festave kudo në botë. Në formën e logos ka elemente edhe të hartës së Kosovës dhe formës së saj, por ideatorët e kanë përfshirë edhe formën e yllit polar. Gjashtë yjet që në flamurin tonë shtetëror simbolizojnë gjashtë grupimet etnike më të mëdha që jetojnë në Kosovë janë paraqitur si gjashtë rreze ndriçuese për rreth logos, derisa dy vijat vertikale në mes të logos janë cepe të skajshme të hartës sonë”, ka sqaruar këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj

Ai nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Jakup Krasniqit dhe të tjerëve rreth logos, duke thënë se si Këshill Organizativ do të mundohen të qëndrojnë sa më larg komenteve politike.

“Ne i falënderojmë të gjithë për vlerësimet e tyre, për komentet e tyre, si kritikët e logos, ashtu edhe ata që e kanë pëlqyer, të cilat natyrisht se kanë rëndësi për ne. Është e kuptueshme që secili mund të ketë shije të ndryshme artistike apo preferenca të veta personale. Interpretimet janë të lira, nuk ka nevojë ta reduktojë askush imagjinatën vetëm në kuptimin që kanë dashur t’i japin krijuesit, sepse secili mund ta shoh logon edhe prej pikëpamjes së vet dhe mund të ketë edhe gjetje të tjera rreth saj”, ka thënë Behramaj, duke shtuar se megjithatë ky është versioni dhe kjo është simbolika zyrtare e logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Hartuesit e kësaj llogoje janë Arbër Racaj dhe Egzon Cakaj.

Presidenca së bashku me anëtar të qeverisë kanë vendosur që të ketë 10 ditë festë, nga data 8 deri më 18 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori