LAJMI I FUNDIT:

Shpiragu “zgjohet” nën flakë, vendi ku u zbulua nafta e cilësisë së lartë në Shqipëri

Shpiragu “zgjohet” nën flakë, vendi ku u zbulua nafta e cilësisë së lartë në Shqipëri

Vijon të marrë përmasa të mëdha zjarri i rënë pasditen e djeshme në malin Shpirag.

Zjarrfikësve të Beratit i janë bashkëngjitur edhe punonjësit e repartit të Dimalit, Kuçovës, por dhe punonjësit e bashkisë Berat.


Për shkak të terrenit të vështirë, mëngjesin e sotëm është kërkuar ndihmë nga ajri ku një helikopter i ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve.

Sipas tyre, vatra e zjarrit që përshkonte malin Shpirag në drejtim të fshatit Mbreshtan është vënë në kontroll.

Ndërkohë bëhet me dije se një zjarrfikëse është vendosur pranë pusit naftës të kompanisë Shell, ndërsa po punohet për shuarjen e zjarrit qe po avancon drejt fshatit Starovë.

Kujtojmë se zjarri është në Shpirag, aty ku ka nisur puna për nxjerrjen e naftës me cilësi të lartë, sipas kryeministrit Edi Rama. Nuk dihet nëse zjarri rrezikon punën e tyre.